Arkitekturë
Kafeneja më e mirë në Londër si një “copë” Kosove në Angli, e gjitha produkt kosovar
Prishtinë/Londër, 16 Nëntor – Shqiptarët kanë pushtuar edhe njëherë ballinat e gazetave në Angli. Në kryeqytetin mbretëror, Londër, shqiptarët jetojnë në numër të madh. Secili prej tyre ka një vend ku mëngjesin e fillon me kafe, apo kohën e çajit që anglezët nuk e humbin, e kalojnë në atë kafene. Për këtë, dy djem nga Kosova, Sam Maqedonci dhe Dini Shahini kanë hapur kafenenë me emrin “My Place”.
Agnesa Sejdiu
“My Place” i shumë shqiptarëve, pa përjashtuar edhe londinezët, ka një njohje të gjerë. Ai arriti që të zgjidhet kafeneja më e mirë e vitit, në edicionin e tetë të London Lifestyle Awards, i cili u mbajt në mbrëmjen e 14 nëntorit, me një ceremoni mahnitëse.
Shërbimi, kafeja, ushqimi dhe kualiteti janë të veçantat që i sollën po këtë çmim për herën e dytë, projektit të dy shqiptarëve i cili shërben si kafene dhe bar/restaurant.
Sytë të mbeten në atë lokal, pasi edhe enterieri të lë shije të mirë. Ai është një gërshetim pothuajse human mes drurit, hekurit dhe “lloqit”.
Ndërtimi.info ka komunikuar pas marrjes së çmimit me pronarët e “My Place” për të marrë më shumë detaje. Sikur Maqedonci, ashtu edhe Shahini kanë pohuar se lokali ka një stil të ngjashëm me lokalet në Kosovë. Kjo veçanti bën që atje të frekuentojnë edhe të famshmit tanë, sikur Granit Xhaka, Dukagjin Lipa, Fisnik Ismaili, e të tjerë.
Mirëpo, “delli” i mikëpritjes ka bërë që ky lokal të njihet edhe për këtë tipar. “Mikëpritja është si kur ne presim mysafirë në shtëpitë tona”, thuhet nga kosovarët e Londrës.
Dizajnin e kësaj kafeneje, Maqdonci e Shahini ia kanë besuar arkitektit të famshëm, Përparim Rama dhe studios së tij “4M Group”, por edhe mobiliet janë prodhuar dhe punuar nga shqiptarët.
“Dizajnin edhe shumicën e punës e ka kryer 4M group, Përparim Rama. Për ndryshe, të gjitha kompanitë që kanë punuar në ndërtimin e My Place kanë qenë Shqiptarë”, thanë ata.
Për faktin që konkurrenca ka qenë mjaft e fortë, ekipi i “My Place” nuk e kishin pritur fare këtë çmim. I themeluar gati tre vitë më parë, ky vlerësim i punës së tyre, i bënë ata edhe më të motivuar për të synuar suksese të mëtutjeshme, teksa i qëndrojnë stoik dizajnit të brendshëm, pothuajse nga fillimi me pak ndryshime.
E veçanta tjetër në këtë kafene është aparati i kafesë. Ai daton që nga viti 1961 dhe është e markës Gaggia.
“Gjithashtu, e kemi coffee machine klasike, Gaggia 1961. Që do të thotë më e vjetra në West End”, thanë ata në një prononcim të shkurtër për Ndërtimi.info.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë2 days ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim3 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale3 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Aktuale3 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë1 day ago
Tenderi mbi 2.5 milionësh i “Prishtina Parking” ngjallë dyshime