Ju prezantojmë hekurudhat më të mira në botë

0

Si çdo zbulim tjetër edhe hekurudhat u ndërtuan për të lehtësuar dhe për të zvogëluar hapësirën me qëllim të komunikimit më të lehtë në mes njerëzve. Mund të duket e çuditshme, por hekurudhat, anijet dhe mjetet e tjera transportuese të zbuluara gjatë periudhave të ndryshme nga njerëzit merren si forma të komunikimit.

Kjo për arsyeje të mundësisë e cila iu ishte dhënë njerëzve për të udhëtuar më shpejt dhe njëkohësisht shkëmbimit të informacioneve, por edhe të mallrave dhe gjërave të tjera materiale.

Më 1879 në Berlin, u promovuan binarët e elektrifikuar të hekurudhës me gjatësi prej 247 metrave, ndërsa sot kjo gjatësi kalon shumëfishin e hekurudhës së viteve 1879.

Babai i idesë ishte Verna fon Simens. Katër vite më pas, i vëllai i tij Vilhemi hapi një hekurudhë të elektrifikuar në Irlandën veriore. Në vitet 1920-ta kishte të shpërndarë në tërë botën rrjete të elektrifikuar të hekurudhës.

Më poshtë kemi paraqitur top gjashtë vendet me hekurudhat më të gjata, dhe më bukura:

1.Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Primatin për hekurudhën më të gjatë sikur edhe me shumëçka tjetër e mbajnë  Shtetet e Bashkuara të  Amerikës me 224.792km. Hekurudhat luajtën një rol të madh në zhvillimin e Shteteve të Bashkuara nga revolucioni industrial në veri-lindje (1810-1850) deri në vendbanimin e Perëndimit (1850-1890). Mania amerikane hekurudhore filloi me hekurudhën Baltimore dhe Ohio në 1828 dhe lulëzoi derisa Paniku i vitit 1873 bankrotonte shumë kompani dhe përfundoi përkohësisht rritjen.

2.Rusia

Hekurudha e Rusisë ka një gjatësi afër 87.157 km. Sikur në çdo vend që hekurudhat luajtën një rol të rëndësishëm, edhe për Rusinë ishte një hap pozitiv drejt zhvillimit të vendit.

Sipas deklaratave të zyrtarëve rus hekurudhat duhet të zgjerohen në anën e Amerikës së Veriut. Në Alaskë, Fyodor Soloview, një vendas i Moskës, kohët e fundit formoi InterBering, një grup privat për të lobuar për ndërtimin e hekurudhave në Ngushticën e Beringut.

 

3-4-5. Kina, India dhe Japonia

Hekurudha e Kinës ka gjatësinë prej 86.000 km, pas saj radhitet Kina me 63.974 km gjatësi, dhe  më pas

vjen Japonia me 59.373 km. këto hekurudha përveç se të lehtësojnë mënyrën e transportit, pamja dhe

bukurinë të cilën ta ofrojnë do iu habisë.

Pamja e tyre shumë ngjyrëshe, plani I ndërtimit, mënyra e lidhjes së hekurudhave me njëra- tjetrën

janë me të vërtetë mahnitëse.

  1. Kanada

Kanada ka afër 46.552 kilometra hekurudhë. Ndryshe nga rrugët publike, të cilat ofrohen dhe ruhen kolektivisht nga qeveritë lokale, për hekurudhat, përgjegjëse është një kompani hekurudhore për infrastrukturën e saj. Dy transportuesit kryesorë të Kanadasë, janë Kanadezët Kombëtare (CN) dhe Paqësori Kanadez (CP). Të cilat kanë rrjet të gjerë hekurudhor. CN është më e madhe , se 32,000 kilometra të gjurmëve në Kanada. CP operon mbi 22,000 kilometra rrugë të Kanadës. Së bashku këta transportues kontrollojnë shumicën e sistemit hekurudhor kombëtar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here