Arkitekturë
Jashari-Kajtazi: Investitorët të interesuar për shfrytëzim të sipërfaqeve, jo aq për arkitekturë
Në intervistë për Ndërtimi.info, profesoresha e Arkitekturës, Teuta Jashari-Kajtazi ka folur për trendët e arkitekturës në Kosovë dhe se çka po shihet në ndërtimet, që më së shumti zhvillohen në kryeqytet, Prishtinë.
Sipas saj, ndërtuesit e ndërtesave kolektive pak i japin rëndësi arkitekturës, e më shumë rëndësi ka shfrytëzimi më i madh i mundshëm i hapësirave.
“Te objektet kolektive të banimit shihet që investitori është i interesuar me shku me një sipërfaqe më të madhe të shfrytëzimit dhe duke mos i dhënë rëndësi edhe aq arkitekturës edhe përshtatshmërisë me trandet aktuale në arkitekturë që janë diku tjetër. Do të thotë, më tepër i intereson ajo sipërfaqja e shfrytëzueshme dhe sa ma shumë me përfitu prej asaj sipërfaqeje se sa që i intereson në masë të madhe arkitektura. Sa i përket arkitekturës unë mund të them se ka degradu. Nuk mund të them se ka mbërri në një fazë të modernizimit. Këto ndërtime kolektive të banimit nuk kanë të bëjnë fare me modernizimi”, tha Jashari-Kajtazi.
Ajo ka thënë se shtëpitë individuale janë ato që kanë një arkitekturë më të mirë dhe më moderne. Për këtë shkak sipas Teuta Jashari-Kajtazit është mendimi i gjeneratës së re dhe mërgata e Kosovës.
“Si profesionist atë avancim më tepër e shoh te objektet individuale të banimit se që e shoh te objektet kolektive të banimit… Kështu që ndikimi i gjeneratave të reja duhet patjetër me u marr parasysh. Mirëpo për mua me rëndësi është edhe prezenca e mërgatës, mundësisë së investimit që ata në realitet atje ku jetojnë ballafaqohen me struktura të atilla, dhe deshën apo nuk deshën ata akomodohen me atë mënyrë të jetesës. Kështu që mendoj se ndikimi është edhe i atyre që këto struktura me u ndërtu me parametrat e dizajnit evropian kështu që nuk mundet me u vërejt dallimi shumë i madh në zonar rurale dhe urbane”, thotë profesoresha e arkitekturës.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë2 days ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë2 days ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë2 days ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë2 days ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Infrastrukturë15 hours ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Aktuale1 day ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për shkarkim trafiku
-
Infrastrukturë1 day ago
Afera e 53 milionëshit – Gjykata e Prishtinës konstatoi se marrëveshja ishte kundërligjore