Ja si fillon historia e “urës së rrobaqepëseve” në Gjakovë

0

Nëse rruga ju ka rastisur të shkoni në fshatin Bizhtazhinë në kilometrin e shtatë të rrugës Gjakovë-Prizren është e pamundur të mos e keni vënë re urën e Terziut mbi lumin Erenik. Kjo urë ka një histori të gjatë dhe ekzistenca e saj paraqet një dëshmi të gjallë të rrugëtimit tonë arkitektonikë ndër shekuj.

Disa mund ta njohin si “ura e rrobaqepësve“ e disa e njohin si Ura e Terzive dhe të gjitha këto emra lidhen me personin që e ndërtojë esnafin e Terzive në Gjakovë. Ura u ndërtua rreth vitit 1730 dhe mendohet se ndërtimi i urës zgjati rreth dhjetë vjet mirëpo, sipas një mbishkrimi arab në një gur të gdhendur, shkruhet se ura është ndërtuar në shekullin XV dhe ishte restauruar nga Perandoria Osmane gjatë shekullit XVII.

Kjo urë përmban në vete elemente të një monumenti kulture me vlera historike sociale arkitektonike dhe kulturore. Në të kaluarën ura ka pasur rëndësi të madhe ekonomike sepse ka bërë lidhjen tregtare mes vilajeteve të Perandorisë Osmane. Në aspektin arkitektonik ura është ndërtuar nga gurë vendas dhe ka gjithsej 11 harqe të madhësive të ndryshme , gjysmë-rrethore dhe ka dhjetë dritare shkarkuese (qemer ) në mes tyre.

Gjatësia e urës është 192.8 metra gjerësi 5.0 dhe 5.1. Kjo gjatësi dhe gjerësi është fenomen për ndërtimin e asaj kohe dhe është tregues i mirë për mjeshtër mjaft të zotë të cilët pavarësisht pajisjeve të pakta teknologjike të kohës dhe mundësive financiare të kufizuara ndërtuan një urë mjaft kualitative.

Restaurimi i parë i urës ka ndodhur në vitin 1982 nga Enti Krahinor i Prishtinës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës. Restaurimi i dytë ka ndodhur në vitin 2015 ku Ura e Terzive në fshtatin Bishtazhin të Gjakovës është trajtuar si pjesë e programit të Intervenimit Emergjent Kulturor të financuar nga Fondi Prince Claus për Kulturë dhe Zhvillim në bashkëpunim me zyrën e organizatës suedeze “Trashëgimia Kulturore pa kufij” (CHwB), projekt ky i cili ka kushtuar rreth 34 mijë e 600 euro.

Gjatë procesit të restaurimit është tentuar të ruhet origjinaliteti dhe autenticiteti i urës ku është ndërhyrë me gurë origjinal si ato të dëmtuarat ndërsa kalldrëmi në pjesën e shtresës së sipërme është restauruar me gurë lumorë të lidhur me llaç gëlqeror në pjesët që ata mungonin. Muri anësor, shkallët dhe kalldrëmi i dëmtuar i urës në drejtim të Prizrenit janë restauruar duke vendosur gurë të lidhur me llaç gëlqeror në pjesët e dëmtuara.

Funksioni i urës sot ka kaluar nga niveli aktiv në atë pasiv ku sot kjo urë përdoret si vendtakim joformal për komunitetin vendas. Ajo është aty për të na rikujtuar rolin e saj ekzistentë që dikur ajo e kishte në tregti dhe rendësin e saj të veçantë arkitektonike , duke qenë një nga ura më simbolike të kaluarës.

/Ndertimi.info/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here