Ja si dukej “Café Kosovo” në fillim shekullin XX në Cetinje

0

Pak dallon nga kafenetë parisiane në pamje “Café Kosovo” që ishte e pozicionuar në një qosh të qytetit të Cetinje të Malit të Zi, ndryshe i njohur si qyteti i dytë historik malazez.

Ai dikur ishte qytet shumë i frekuentuar nga shqiptarët, teksa me regjistrimin e fundit të popullësisë, figuron të ketë vetëm 37 shqiptarë nga 13,918 gjithsej, përcjell Ndërtimi.info.

Një fotografi e publikuar nga një hulumtues serb, shihet fotografia e “Café Kosovo” në Cetinje dhe një emër në reklamë: Nikolla Knezheviq.

Hulumtuesi Bane Gajiq shkruan “Cetinje, fillimshekulli XX, FIllimet e kulturës së kafeneve në Ballkan”.

Më poshtë po ju sjellim edhe një fotografi të shqiptarëve duke u shetitur në fillimshekullin XX në qytetin e Cetinjes.