Aktuale
Izraeli investon 100 milionë euro në Kosovë
Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Fatmir Limaj ka takuar investitorë nga shteti izraelit, të cilët janë të gatshëm për investime në Kosovë.
Në një konferencë për media, Limaj bëri me dije që tashmë po bëhet fjalë për plane konkrete zhvillimore mes Kosovës dhe Izraelit.
“Është një hap i madh i një bashkëpunimi konkret ekonomik. Më vjen mirë që këta investitorë e kanë mbështetjen edhe të shtetit izraelit. Siç e dini ju pas procedurave të shitjes së tokave tona investitorët do të jenë të gatshëm të investojnë në Kosovë. Kemi pas në takim investitorë serioz të sektorit të bujqësisë, sepse ju e dini Izraeli është lider i zhvillimit të bujqësisë, prandaj investimi në bujqësi është lajmi më i mirë për Kosovën dhe mundësi e mirë për hapje të vendeve të reja të punës.”, tha Limaj.
Limaj tutje tha se Qeveria e Kosovës do ofrojë mundësi për investitorët tjerë, që të qohen interesat e përbashkëta përpara.
-
Infrastrukturë1 day ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim3 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale3 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Aktuale3 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë2 days ago
Oligarku rus i sanksionuar më në fund shet aksionet në Strabag