Shkruan inxhinier i energjisë Bashkim Dyla
Vetëm disa fjalë mbi ligjin e Energjisë të kantonit Basel-Stadt
Nuk po futna në detaje të ligjit, por po i potencoj artikujt të cilat kanë të bëjnë me eficiencën e konstruksioneve të një objekti dhe furnizimin me energji të atij objekti.
Një objekt i ri kur ndërtohet duhet t’i plotësojë këto kushte:
Muret, kulmi dhe dyshemeja duhet me pesë vlerën U=0.17W/m2K, ose thënë ndryshe minimum 20cm izolim me stiropor (kuptohet ka edhe amteriale tjera izoluese si lesh guri, lesh xhami, etj).
Dritaret duhet me e pesë vlerën U=1.0W/m2K, ose dritare me tre shtresa xhami te mbushura me Argon ose Krypton mes shtresave.
Objekti nuk guxon të nxehet me rrymë, me gaz, me qymyr dhe me mazut. Kjo vlen njëjte edhe për përgatitjen e ujit të nxehtë.
Objekti guxon të nxehet me dru (pelet, copa druri ose shnicel druri), me pompa termike, me ngrohje të qytetit (p.sh ngrohtorja Gjakovë), me energji që shkon në humbje (ëaste eneergy – si ajo e termoelektranave të Obiliqit) dhe me energji solare.
Në objektet e reja duhet të instalohen celula fotovoltaike, 10W për metër katror të sipërfaqes së objektit që nxehet.
Një standard i tillë banimi jo vetëm që sjellë përfitime financiare për banuesit sepse shpenzimet e energjisë reduktohen në minimum.
Si pasojë të këtij reduktimi (psh. rasti në Kosovë), nuk do kishim nevojë për import dhe do evitonim shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Si hap urgjent i qeverisë së Kosovës duhet të jetë ndryshimi i LIGJIt NR. 05/L-101 PËR PERFORMANCËN ENERGJETIKE NË NDERTESA ku duhet të cekët saktë Ndalimi i ngrohjes së objekteve dhe përgatitjes së ujit të nxehtë me energji elektrike (kuptohet përveç me pompe termike dhe pajisje fotovoltaike)
Edhe diçka shumë të rëndësishme harrova me cekë.
Një ndërtesë e ndërtuar sipas këtyre standardeve ofron një komoditet të lartë banimi. Prandaj nëse keni plan me ndërtu një shtëpi dy katesh, ndërtoje një katesh dhe aplikoj këto standarde, sepse do kursen shume dhe do kesh një banim shume komod.
Pra ndërto për veti e jo për hallkun. Ndërto edhe për të mirën e shoqërisë në tërësi. Për të mirën e vendit.
Ky standard ndërtimi ashtë i dobishëm edhe gjatë stinës së verës, sepse kërkesa për ftohje do shkoj në minimum./Media Ndërtimi.