Aktuale
Investohen 1,2 milionë euro në 12 fusha ndihmëse të futbollit
Në kuadër të investimeve kapitale në infrastrukturën fizike sportive në Kosovë, do të ndërtohen 12 fusha ndihmëse për klubet e Superligës në futbollin e Kosovës.
Këto investime do të realizohen në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Podujevë, Skenderaj, Drenas, Gjakovë dhe Viti.
Siç njofton një komunikatë nga MKRS, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, u takua me krerët e komunave, klubet e të cilave zhvillojnë garat e tyre në Superligën e Kosovës në futboll.
Në këtë projekt MKRS-ja do të investojë 1,2 milionë euro, nga 100 mijë euro për secilën fushë ndihmëse. Ky investim kapital në tërësi do të ketë vlerën e tre milionë eurove ku FFK-ja do të investojë në secilën fushë ndihmëse nga 120 mijë euro ndërsa komunat përkatëse do të investojnë nga 30 mijë euro në këto fusha. Një fushë ndihmëse do të ketë vlerën financiare prej 250 mijë euro.
Për projektet në fjalë do të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi tri palësh MKRS-FFK-Komunat, dhe kjo gjë pritet të ndodh në ditët në vijim ku do të përshkruhen edhe detajet e projektit.
Ministri Gashi e vlerësoi shumë të rëndësishëm këtë bashkëinvestim sepse ai do të krijojë hapësira të reja për zhvillimin e ushtrimeve dhe përgatitjen e futbollistëve dhe do të mundësojë ruajtjen e terreneve të stadiumeve.
-
Infrastrukturë22 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë20 hours ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Infrastrukturë18 hours ago
Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Infrastrukturë3 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Aktuale3 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë21 hours ago
Banorët protestojnë gjatë fillimit të punimeve të rrugës Kijevë-Dollc