Aktuale
Inspektori në Kamenicë i dënuar për korrupsion nga Apeli vazhdon të marrë pagën
Paqartësitë në interpretimin e Ligjit për Shërbimin Civil kanë bërë që përgjegjësi i Inspektoratit në Kamenicë, Refik Latifi, të mbajë punën pavarësisht se ka një vendim të formës së prerë për dënimin e tij.
Latifin, Gjykata Themelore e Gjilanit e kishte dënuar me 6 muaj burgim nën akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dënim që ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit, më 11 nëntor të vitit të kaluar, raporton KTV.
Por, Ligji për Shërbimin Civil, në nenin 90, parasheh që një shërbyesi civil i ndërpritet kontrata kur ai mes tjerash dënohet nga një gjykatë me vendim të formës së prerë për mbajtjen e burgut efektiv për 6 muaj e më tepër.
Zyra e personelit në Komunën e Kamenicës, duke i marrë parasysh vendimin e gjykatës dhe ligjin në fjalë, i ka kërkuar një opinion ligjor Ministrisë së Administratës Publike.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, ka pranuar se nuk ka njohuri për rastin e Latifit, por është zotuar se nuk do të tolerojë raste të tilla.
Latifi është gjetur fajtor se kishte lejuar kalimin e mjeteve transportuese të eksploatuesve ilegalë të zhavorrit në zonën e Kamenicës, pavarësisht se të njëjtat, ishin ndaluar nga Policia e Kosovës në mungesë të dokumentacionit përkatës.
Avokati i Latifit, Shemsedin Piraj, ka bërë të ditur për KTV-në se tashmë i janë drejtuar me një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në Gjykatën Supreme.
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë3 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë10 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Infrastrukturë12 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë3 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Aktuale11 hours ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York