Connect with us

Infrastrukturë

INDEP publikon analizën për masat zbutëse krahas krizës energjetike

Published

on

Kriza energjetike krahas shteteve evropiane mjaft të zhvilluara, ka ndikuar edhe në Republikën e Kosovës. Pasojat e saj u mishëruan pak a shumë në të gjitha punët e saj, me një shfaqje të theksuar në koston dhe furnizimin me energji elektrike. Republika e Kosovës ka pasur probleme me mungesën e energjisë elektrike shumë përpara krizës energjetike por pamjaftueshmëria është plotësuar me importe.

Varësia e madhe nga importet, trazirat e brendshme teknike dhe trazirat që rezultuan në tregjet ndërkombëtare të energjisë, të shoqëruara me çmimet e shfrenuara të energjisë elektrike, Republikën e Kosovës e vendosën në një nga krizat më të thella energjetike në historinë e saj.

Kjo analizë ka studiuar dhe krahasuar masat adekuate që Republika e Kosovës duhet të ndërmarrë, në mënyrë që të lehtësojë vështirësitë që kriza energjetike mund të sjellë në muajt në vijim. Bazuar në afatet kohore të nevojshme për zbatimin, ato kategorizohen në masa të menjëhershme, afatmesme dhe afatgjata.

Heqja e TVSH-së për panelet solare dhe peletin, subvencionimi i masave të efiçiencës së energjisë dhe pompave termike, alokimi i fondeve shtesë për FKEE-në, taksë shtesë ndaj pajisjeve joefiçiente, fushata vetëdijësuese, investimet në rrjet dhe shumë rekomandime të tjera afatshkurte, krahas atyre afatmesme dhe afatgjate janë paraqitur në këtë analizë.

Analiza në fjalë së bashku me rekomandimet konkrete të integruara në të  mund t’i gjeni duke lexuar të plotë analizën në këtë vegëz:

https://indep.info/…/INDEP_Ngritja-e-cmimeve-te…

Ky punim është publikuar me mbështetjen e Fondi i Vëllezërve Rockfeller. Përmbajtja e këtij dokumenti, duke përfshirë opinionet e shprehura, jo domosdoshmërisht reflektojnë ato të donatorëve të INDEP, stafit të tyre, bashkëpunëtorëve apo Bordit.

Infrastrukturë

Kur do të përfundojë rruga “Lah Nimani” në Mitrovicë?

Published

on

Veturat, kalimtarët e sidomos fëmijët që frekuentojnë rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë po përballen me vështirësi gjatë kalimit nëpër të.

Rruga “Lah Nimani”, e cila filloi të ndërtohet në vitin 2023, mbeti e papërfunduar akoma dhe bëri që në këtë zonë të bëhet një ‘kaos’ i madh.

E kur ka reshje atmosferike, pasojat po i vuajnë edhe pronarët e bizneseve.

“Dëmtimi i makinave, dëmtimi i bizneseve që i kemi aty përreth. Na faktiksisht prej që ka fillu kjo gjendje kaotike dëmtimi i biznesve  ka ra për 80% poshtë. Pastaj rruga, balta. Para tri dite kam hasur në ata gropën, në atë ‘shahtën’ aty, natën mezi shihet ajo aty. Edhe për fëmijët është katastrofë. Shkojnë krejt me baltë në shkollë”- ka thënë Fetih Rexhepi për Kallxo.com.

Granit Tmava, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ka thënë për Kallxo.com se kjo rrugë pritet të përfundojë më 24.11.2024.

“Afati i përfundimisht është më 24.11.2024 brenda këtij viti, mirëpo shpresoj shumë që me rezultatet që i kemi nga terreni të përfundojnë brenda afatit kohor. Nuk është zvarritë, nuk është vonu. Është në afatet kohore, komplet infrastrukturës me të gjitha mjetet që ia përcjell duke pasur parasysh sistemin kabllor nëntokësor, sistemin e rrjetit të kanalizimit, rrjetin e ujësjellësit dhe ndriçimit”- ka thënë Tmava për Kallxo.com.

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohen projektet për ndërtimin e çerdheve ne lagjen Mati 1 dhe Kolovicë

Published

on

Të martën, Komuna e Prishtinës ka prezantuar projektin e ndërtimit të çerdheve ne lagjen Mati 1 dhe Kolovicë.

“Një çerdhe e projektuar mirë nuk ka të bëjë vetëm me estetikën;  ka të bëjë me krijimin e një mjedisi që mbështet zhvillimin holistik të fëmijëve.

Kryeqyteti ka aplikuar një praktikë të re të konkurseve ndërkombëtare për të përfituar nga ekspertiza globale.

Po ashtu, sikur edhe me iniciativën Ide për Prishtinës, kemi hapur ekspozitën për qytetarët që të shohin nga afër projektet e propozuara.”, deklaroi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kompanitë e mëdha kineze zhvendosen në Meksikë – Shmangie e sanksioneve amerikane me etiketën “Made in Mexico”

Published

on

Meksika po kthehet në Kinën e re, në epokën e të ashtuquajturit ‘nearshoring’, praktikë e zhvendosjes së operacioneve të biznesit në një vend të afërt. Pra, rasti kur ekonomitë e mëdha zgjedhin t’i lëvizin njësitë e tyre prodhuese më pranë pikës së shitjes së produkteve të tyre. Dhjetëra kompanitë kineze janë zhvendosur në Meksikën veriore vitet e fundit për të qenë më afër tregut amerikan. Produktet që dalin nga fabrikat vendase janë 100% “made in Mexico”. Dhe ato janë të destinuara për shitësit kryesorë amerikanë si Costco dhe Walmart, transmeton SCAN TV.

Por kompanitë janë nga Kina dhe fabrikat në Meksikë janë ndërtuar me kapital kinez. Përveç kursimit në transport, produkti i përfunduar konsiderohet meksikan – që do të thotë se kompanitë kineze mund të shmangin tarifat dhe sanksionet e SHBA-së në mes të luftës së vazhdueshme tregtare të dy vendeve. Objektivi i kompanive kineze është katërfishimi i prodhimit në Meksikë, për ta çuar atë në nivelin e funksionimit në Vietnam.

Ky fenomen po jep një nxitje të madhe për ekonominë meksikane – që nga qershori i vitit të kaluar, eksportet totale të Meksikës ishin rritur 5.8% nga viti i kaluar në 52.9 miliardë dollarë.

Shoqata Meksikane e Parqeve Industriale raporton se çdo vend që do të ndërtohet në vend deri në vitin 2027 tashmë është blerë.

Meksika kohët e fundit zëvendësoi Kinën si partneri kryesor tregtar i SHBA-së, një ndryshim domethënës dhe simbolik që ndodhi në një kohë kritike. Me afrimin e zgjedhjeve në të dyja anët e kufirit SHBA-Meksikë, po krijohen shqetësime të reja politike, por gjithçka tregon se pak do të ndryshojë në marrëdhëniet SHBA-Kinë, pavarësisht nëse Donald Trump apo Joe Biden janë në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa avancimi kinez vazhdon, disa besojnë se Meksika mund të përfshihet në një përplasje më të gjerë gjeopolitike midis Uashingtonit dhe Pekinit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending