Connect with us

Aktuale

“Identitete Pluskuese” dhe zbulimi i fytyrës së qytetit të Tiranës

Published

on

Shpeshherë, modifikimi i ndërtesave të banimit bëhet për shkak të nevojës për të zgjeruar hapësirat e brendshme të ngushta, por pa i kushtuar kurrfarë vëmendjeje aspektit të jashtëm, çka gati-gati të kujton karakterin e arkitekturës tradicionale shqiptare, tek e cila përbërja e përmasat e dhomave janë krejt shpërfillëse kundrejt rrugës.

Njësoj si në qytetet osmane, hapësirën publike fillojnë ta gllabërojnë fasadat, si një lloj shpagimi i tërbuar ndaj gjithçkaje që ishte kthyer në sinonim me konceptin e ‘publikes’.

Qytetari i tjetërsuar, i detyruar për një kohë të gjatë të asgjësojë individualitetin e tij nën hijen e një realiteti të masave, tashmë kërkon larminë përmes një shumësie imazhesh.

Liria e fituar kërkon afirmim duke hedhur poshtë të shkuarën.

Filli i pezullt që bashkon përvojat e kryeqyteteve të ndryshme të Ballkanit është shpërbërja e gjurmëve që pat lënë sundimi i gjatë osman, në atë që kish qenë territori i tij për më se pesë shekuj. Nga fundi i shekullit XIX, fill pas rënies së Perandorisë Osmane, qytete të tilla si Sarajeva, Bukureshti, Beogradi, Athina ose Sofja shfaqin një krizë të thellë të shprehisë identitare, çka shprehet me shkatërrimin fizik të shumë simboleve të kulturës islame që shënjojnë zonën për shekuj me radhë, në ndjekje të ikonës së qytetit perëndimor.

Bulevarde kremtuese me përmasa imponuese, përgjatë të cilave ngriheshin fasada të larta klasike, rrethuan lagjet e ngushta osmane, duke refuzuar çdo lloj dialogu me të shkuarën.

Në një kontekst të ri kombëtar, ‘identiteti’, ai që kërkonin shtetet e reja, u krijua rishtas dhe brenda një kohe të shkurtër falë arkitektëve perëndimorë.

Për më shumë se një shekull, këto dy identitete të largëta, karakteristikat e Lindjes dhe Perëndimit, bashkëjetuan në Ballkan, duke u përplasur e njëkohësisht duke u afruar krah më krah si në një valle arkaike të maleve vetmitare të këtyre vendeve.

Modelet e reja të arkitekturës u ngulitën në indin e vjetër osman, duke u gërshetuar me traditën lokale dhe duke përshkuar çdo ndërtim të ri. Identiteti që u fitua, i përfaqësuar nga imazhi i qytetit perëndimor, u zgjerua duke u bashkuar me traditën e vendit, penetroi ngadalë në rrugët e ngushta të modelit osman dhe nxori krye në çdo ndërtim të ri.

Procesi i vazhdueshëm i përzierjes së dy gjuhëve arkitektonike rreket të zbulojë fytyrën e vërtetë të identitetit të këtyre tokave kufitare.

“Identitete Pluskuese”, autore: Arba Baxhaku, Recensioni: Anna Shkreli.(Media Ndërtimi)

Aktuale

Protestojnë studentët e Fakultetit të Bujqësisë, duan kyçjen e rrymës në objektin e ri mësimor

Published

on

Studentët dhe stafi akademik i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë përmes një proteste kanë pezulluar nisjen e procesit mësimor për vitin e ri akademik deri në marrjen e një vendimi nga ana e KOSTT për kyçje të energjisë elektrike në objektin ri.

Kallxo.com ka raportuar se ndërtimi i Objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë jashtë kushteve teknike të lëshuara nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka bërë që studentët e këtij fakulteti të mbesin pa hapësira të veta edhe këtë vit.

Bedri Dragusha, dekan në Fakultetin e Bujqësisë tha se studentët e FBV-së nuk iu gëzuan nisjes së vitit akademik, për shkak se nuk arritën të hyjnë në objektin që u takon.

“Sot është dita e  parë e vitit  aksdemik dhe stafi me studentët nuk iu gëzuan pasi kanë vendos të pezullojmë mësimin pasi nuk arriten të transefrohen  në objetin e ri. Ndërtimi  ka nis nga viti 2013. Kur erdhi momenti i kyqjes së rrymës u vërtetuua se ka  shkelje të distancës. Kjo është linë ndërkombëtare dhe sipas tyre kjo duht të jetë 7 metra distancë”- tha ai.

Blenda Fazliu, kryetare e Këshillit të Studentëve tha se po protestojnë pasi nuk po arrijnë të nisin ligjëratat në objektin e ri.

Ajo shtoi se kanë mungesë të hapësirave për vijim të duhur të mësimit.

“Po protesojmë për objektin  e ri pasi është dashur të fillojmë këtu. Nuk kemi as kushtet minimale për studime. Nga sallat e leximit, e ushtrimeve. KOSTT le të veprojë pasi për shkak të kësaj trafoje jemi në këtë gjendje. Do protestojmë deri sa të merret vendim për  zhvendosje të kësaj trafo. Kemi përkrahjen e stafit akademik për këtë pezullim”-u shpreh ajo./Media Ndërtimi.

9 vjet për ndërtimin e 9 mijë m² për objektin e ri të Fakultetit të Bujqësisë, KOSTT-i refuzon kyçjen e energjisë

Continue Reading

Aktuale

“Nga Kosova po largohen punëtorët e zellshëm që punojnë 12-15 orë në ditë!”

Published

on

Menaxheri i Trajnimeve në Innovation Center Kosovo (ICK), Shpend Lila përmes rrjetit social facebook ka shpjeguar se cila kategori e punëtoreve është duke u larguar nga Kosova në drejtim të shteteve evropiane.

“Jon tu ike njerëzit prej Kosovës shumë. Njerëz me rroga t’mira ama. Me profesione t’mira. Ne Kosove nuk ka mungese te veneve te punes, ka mungese te rrogave tmira. Dhe dinjitetit.

Nga Kosova po largohen dy kategori:

  1. Punetori i zellshëm qe punon 12-15 ore ne dite, pa kontrate, pa sigurim, me gjyse rroge n’banke (sepse oligarku duhet me pagu taksa, nuk i konvenon)
  2. Njerez te kualifikuar, te cilet me shume e durojne nje ankese profesionale prej gjermanit, se sa “n’sa ke ardhe sot?” nga raptisha.

E ardhmja e tregut te punes ne Kosove NUK duket premtuese.”, shkruan Lila./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon largimi i Evropës nga gazi rus, hapet tubacioni i ri i gazit Norvegji-Poloni

Published

on

Gazi ka filluar të rrjedhë në Poloni përmes një tubacioni të ri “Baltik Pipe”, thotë operatori i gazsjellësit të vendit Gaz-System.

Tubacioni, i cili shkon nga Norvegjia përmes Danimarkës, është një pjesë e madhe e përpjekjes së Polonisë për t’u larguar nga varësia e gazit rus.

Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, raporton skynews.

Gazi filloi të rrjedhë pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm (koha e Mbretërisë së Bashkuar) dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub.

Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.

Ndryshe, sabotimi është shkaku më i mundshëm i dëmtimit të tubacioneve të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending