Ideja e studentit për zgjidhjen e problemit të banimit në Londër

0

Studenti Llywelyn James nga Kolegji Mbretëror i Artit ka dhënë një propozim për ta trajtuar krizën e strehimit të Londrës duke ndërtuar struktura prej konsolash të gjata 100 metra në zonat e pazhvilluara në të cilat ka pasur ndërtime më herët.

Projekti parashikon ndërtimin e strehimit të përballueshëm në vendet e pazhvilluara të cilat dikur kanë qenë të banueshme.

Seria e strukturave prej 100 metrash nga konsolat është e shtrirë në mënyrë konsistente, kështu që çdo ndërtesë vetëm prek tokën në një pikë të vetme.

Kjo redukton ndjeshëm sasinë e tokës së ndotur që duhet të gërmohet, duke bërë të mundur që ndërtesat të ndërtohen në vend në mënyrë më të përballueshme.

“Minimizimi i zonës së gërmuar deri në një pikë liron më shumë vende të tilla për kërkesat e strehimit në Londër”, ka thënë James për Deezen.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here