Ndërtim
I ndërtuara para Luftës së Dytë Botërore, objekti i Teatrit Kombëtar në gjendje të rëndë
Pavarësisht debatit që ka lindur këto ditë mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës, të gjithë bien dakord për nevojën e një Teatrit të ri Kombëtar.
Kjo pasi godina ekzistuese e ndërtuar që para Luftës së Dytë Botërore, është e rrënuar dhe nuk ofron as kushtet minimale për aktorët ashtu edhe për spektatorët artdashës.
Kushdo që i ka rënë rasti të shkojë qoftë edhe në një nga shfaqjet e dhëna në Teatrin Kombëtar është përballur me një ambient të errët dhe të ftohtë, ndryshe nga pritshmëritë që mund të ketë për skenën më të rëndësishme të artit dhe kulturës në vend.
Por në fakt kjo është ndjesia që percepton një spektator, pasi ambientet e Teatrit Kombëtar janë në një situatë edhe më të rëndë, për mos të thënë edhe të rrezikshme për aktorët dhe publikun.
Fotot e mëposhtme tregojnë gjendjen reale të kësaj godine, ku siç edhe shihet nuk mungojnë muret dhe dyshemetë e çara, tuba e kabllo elektrik të zhveshur, madje edhe çatia është e mbuluar llamarina sikur të ishte një magazinë apo një kasolle kafshësh. Por më shumë se fjalët, fotot flasin vetë/ Panorama
-
Infrastrukturë1 day ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale2 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Aktuale2 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë1 day ago
Oligarku rus i sanksionuar më në fund shet aksionet në Strabag