Aktuale
Hyrjet e Stacionit të Autobusëve pa ndriçim e me shkallë të prishura
Qytetarët që, gjatë orëve të mbrëmjes, nga lagjja Dardania i mësyjnë Stacionit të Autobusëve duhet të kenë kujdes kur mbërrijnë tek hyrja e këtij të fundit.
Kjo pasi, përkundër shtyllave të vendosura, në rrugën që shërben si hyrje-dalje për autobusët, poqët ndriçues në to janë jashtë funksionit.
Të vetmet drita në këtë rrugë janë ato të autobusëve.
Të gjithë ata që nuk kanë ndonjë mjet ndriçues gjatë kalimit para hyrje-daljes së stacionit të autobusëve mund të përballen me vështirësi në qarkullim për shkak të territ të madh dhe infrastrukturës së dëmtuar.
Pos vështirësisë në qarkullim, kalimtarët e shumtë që frekuentojnë shpesh këtë rrugë, ankohen për nivelin e ultë të sigurisë, për shkak të territ.
Në Komunën e Prishtinës thonë se rruga e lënë në errësirë, deri para pak kohësh rruga ka qenë nën kompetencën e Ministrisë së Infrastrukturës, shkruan koha.net.
“Deri vonë edhe ajo pjesë e rrugës, sikurse rruga kryesores në atë pjesë, ka qenë në kompetencë të ministrisë përkatëse. Tash e kemi marrë përgjegjësinë ne dhe kemi vepruar menjëherë. Sipas informatave që kemi nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, përmes kontratës së re, brenda më pak se një muaji do të bëhet vendosja e poqave të ri në atë pjesë”, ka thënë Adonis Tahiri, zëdhënës në Komunën e Prishtinës.
Pos mungesës së ndriçimit, problem në këtë pjesë janë edhe shkallët e dëmtuara.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë3 days ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë3 days ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë3 days ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Aktuale3 days ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë3 days ago
Afera e 53 milionëshit – Gjykata e Prishtinës konstatoi se marrëveshja ishte kundërligjore