Aktuale
“Huqjet” e Ferizajt, OSHP ia kthen në rivlerësim edhe këtë tender
Komuna e Ferizajt nuk del t’i ketë mirë punët me tender. Edhe sot Gjykata e Tenderëve ia ka kthyer në rivlerësim tenderin për rregullimin e shtratit të lumit te rruga “Imri Halimi”, projekt ky dy vjeçar, shkruan Ndërtimi.info
Shkak i këtij vendimi u bë ankesa e operatorit ekonomik NPSH “Topalli” e cila kishte pretenduar se Autoriteti Kontraktues, në këtë rast Komuna e Ferizajt në këtë tender nuk ka respektuar Ligjin e Prokurimit Publik (LPP). Në ankesë ankuesi ka potencuar se nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë, si dhe shkelje të nenit 59 dhe 60-të.
Pas kësaj ankesë paneli shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) ka shqyrtuar ankesën ku vlerësuar si të qëndrueshme pretendimet e operatorit ekonomik.
Paneli shqyrtues i ka kërkuar Komunës së Ferizajt që lidhur me këtë aktivitet të prokurimit të kthejë në ri-vlerësim konform dispozitave të LPP. Paneli Shqyrtues i ka dhënë afat komunës që të zbatoj këtë urdhër në afat prej 10 ditës. Komuna detyrohet të njoftoj panelin shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit.
-
Infrastrukturë21 hours ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Aktuale3 days ago
Si u blenë 30 hektarë tokë për 25 euro ari në Malishevë?, vazhdon gjykimi ndaj ish-kryetarit Ragip Begaj
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e segmentit Kijevë-Dollc
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Çfarë është ndërtimi modular?
-
Infrastrukturë3 days ago
Konsorciumi i udhëhequr nga Züblin fiton projektin e madh të rrugëve ujore në Gjermani
-
Infrastrukturë3 days ago
Jinzhao i Kinës fiton kontratën e ndërtimit të portit prej 405 milionë dollarësh