Hoteli që do prodhojë energji elektrike më shumë se që konsumon

0

Snøhetta ka lansuar plane për një hotel të qëndrueshëm në formë unaze, që do të vendoset në bazën e malit Almlifjellet të Norvegjisë.

Firma e arkitekturës pohon se Svart Hotel, do të jetë “energji-pozitiv” që domethënë do të prodhojë më shumë energji sesa që konsumon.

Ndërsa normat e konsumit do të jenë 85 përqind më të ulëta se hotelet bashkëkohore, panelet diellore të ndërtesës do të prodhojnë energji, diçka që arkitektët besojnë se është “një domosdoshmëri absolute në mjedisin e çmuar arktik”.

REKLAMA