Connect with us

Aktuale

Hekurudha Shqipëri –Kosovë, investim strategjik për fuqizimin ekonomik të dy shteteve!

Published

on

Lidhja hekurudhore e Kosovës me Shqipërinë duhet të jetë prioritet i të dy qeverive si në Kosovë dhe Shqipëri. Ky projekt duhet të fillojë sa ma shpejtë që është e mundur për të mundësuar kyçjen e Shqipërisë dhe Kosovës në rrjetin hekurudhorë të Evropës përmes korridorit C10.

Ndërtimi dhe revitalizimi i hekurudhës do të përcakton rrjedhën e zhvillimit ekonomik të të dy vendeve dhe do t’i jep një shtytje të fuqishme të dy ekonomive.

Projekti i ndërtimit të Portit të ri në Durrës “Porto Romano” është projekt i fuqishëm i cili jep mundësinë e orientimit të transportit detarë në Portin e Durrësit e që do të sjellë miliarda përfitime për Shqipërinë po gjithashtu edhe për Kosovën nëse ky port do të mbështetet më lidhjen hekurudhore  Shqipëri – Kosovë dhe përmes Serbisë në  Korridorin 10 e që lidhet me Kroacinë, Slloveninë, Austrinë, Hungarinë  dhe më tutje me rrjetin e zhvilluar Evropian të Hekurudhave.

Efektiviteti maksimal i “Porto Romanos” mund të arrihet me dy zona të fuqishme ekonomike mbështetëse njëra në  Tiranë dhe  tjetra Zonë në Gjakovë.

Kjo do të  mundësonte krijimin e së paku 15 000 vendeve të reja pune në mënyrë direkte, e indirekt do të shkonte deri 25 000 vende pune, sipas studimit të bërë nga  Qendrës Shqiptare të Studimeve Strategjike me seli në Tiranë.

Nga ky studim del se kostoja e transportit të mallrave përmes “Porto Romanos” dhe hekurudhës Shqipëri, Kosovë, Serbi, Evropë do të reflektohet me ulje të kostos së transportit por edhe të kohës për transport për 30 përqind në raport me transportet nga portet tjera të mëdha detare.

Në mbledhjen e përbashkët të Qeverive Kosovë –Shqipëri në Tetor të vitit 2020 u nënshkrua memorandum për bashkëpunimin për transportin hekurudhorë.

Lajm i mirë është që Qeveria Rama ka nisur studimin e fizibilitetit për hekurudhën Shqipëri Kosovë.

Pjesa më e kushtueshme është ndërtimi i segmentit hekurudhorë Shkodër-Qafë Morinë në gjatësi 70 kilometra e që kap koston rreth 300 Milion Euro. Në pjesën e Kosovës shtrirja e hekurudhës Qafë Morinë- Gjakovë në gjatësi 20 kilometra me kosto rreth 50 milion Euro dhe revitalizimi I hekurudhave ekzistuese në Kosovë nga Gjakova në Prishtinë dhe Merdarë në gjatësi 110 kilometra e që llogaritet të këtë kosto rreth 200 Milion Euro.

Këtu sigurisht është ë nevojshme edhe revitalizimi I segmentit Merdare- Dolevac  në Serbi në gjatësi 75 kilometra ku në disa segmente kanë filluar punimet.

Projekti i lidhjes hekurudhore të Shqipërisë me Kosovën  dhe më tutje me Transportin Hekurudhor BE- së Korridorin 11  duhet të jetë projekt strategjik për tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës por edhe si shërbim ekonomik profitabil për tregjet evropiane

Agjenda e Procesit të Berlinit dhe Marrëveshja e Uashingtonit mbështesin fuqishëm zgjerimin e infrastrukturës rrugore dhe  hekurudhore në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe janë ndarë fonde të respektueshme që kjo të arrihet në vazhdën e integrimit të plotë ekonomik dhe politik të Ballkanit Perëndimorë në EU dhe NATO.

Është inkurajuese deklarata nga Qeveria e tretë Rama që në planin aktual të Qeverisë është lidhja hekurudhore me Kosovën e që duhet të përcillet edhe me planin e Qeverisë së Kosovës në realizimin e këtij projekti të një rëndësie jetike për zhvillimin ekonomik por edhe faktorizimin strategjik e politik në rajon të të dy vendeve.

Hekurudha Shqipëri Kosovë do të mundësojë që të ndryshojë koniunktura e zhvillimit ekonomik, në interes të zhvillimit të qëndrueshëm, krijimit të vendeve të reja punës dhe orientimin në industritë më profitabile që sigurojnë paga të standardeve evropiane.

Është koha që pozita gjeografike dhe strategjike e Shqipërisë dhe Kosovës të vendoset në shërbim të zhvillimit ekonomik e investimi në infrastrukturën hekurudhore e mundëson këtë.

Një nismë e filluar që në vitin 1933 nga Mbreti Zog për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë me hekurudhë është koha të bëhet realitet./ Media Ndërtimi.

*Opinion i shkruar nga GAZMEND ABRASHI, Ekonomist dhe ish-Koordinatori Kosovës për Ballkanin Perendimor.

Aktuale

Tjetërsimi i pronës 10 milionëshe, i vazhdohet edhe për dy muaj arresti shtëpiak të dyshuarit

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak të dyshuarit Afrim Gashi, i cili u arrestua pas hulumtimit të “Betimi për Drejtësi“, nën dyshimin për tjetërsimin e pronës në Veternik, në vlerë rreth 10 milionë euro përmes dokumentit të falsifikuar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, avokatja e palës së dëmtuar, Saranda Keqekolla-Sadiku.

Ndryshe, Policia e Kosovës më 25 gusht njoftoi për arrestimin e të dyshuarit, në bazë të urdhëresës së gjykatës.

“Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), me datë 25.08.2023 ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente me ç ‘rast është realizuar kontroll në dy lokacione të ndryshme, në një shtëpi dhe në një lokal, nën dyshimin se janë shfrytëzuar për përpilimin e dokumenteve të falsifikuara”, thuhej në njoftim.

Prokurorja e rastit, Nebahate Salihu e kishte konfirmuar se bëhet fjalë për pronën në Veternik, rast ky që është hulumtuar nga “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi” kishte hulumtuar se si një pronë në Veternik  dyshohet se përmes legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, iu është marrë palëve Nexhat dhe Gursel Sadiku, duke kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar te djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe po hetohet.

I dyshuari Gashi ishte ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, “Mashtrim”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë, hetimi lidhur me këtë rast ka filluar bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari Afrim Gashi në bashkëveprim me të dyshuarin Ylber Hyseni, i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10,000,000.00 euro (dhjetë milionë euro), me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar.

“Lidhur me rastin gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: 1 (një) pistoletë,  1 (një) karikator me 9 (nëntë) fishekë, 50 (pesëdhjetë) fishekë,  2 (dy) pistoleta me gas,  4 (katër) pushkë ajrore,  2 (dy) llaptopë, 1 (një) shtëpizë kompjuteri, 1 (një) telefon celular, 5680 (pesëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë) euro para të gatshme, 685 (gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) dollar amerikan,  100 (njëqind) franga zvicerane, si dhe rreth 500 (pesëqind) dosje të lëndëve të ndryshme në brendësi të të cilave kishte: Fletë poseduese, autorizime, kopje të planeve, historik të pronave, harta kadastrale (kryesisht të Regjionit të Prishtinës), vendime, kontrata të ndryshme të noterizuara të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhej më tej në njoftimin e Policisë.

 

Ndryshe, kjo pronë, dyshohet se iu është marrë familjes Sadiku përmes manipulimeve dhe dokumenteve të falsifikuara, për çka tashmë janë hapur hetime ndaj të dyshuarit Ylber Hyseni, i cili sipas burimeve brenda Prokurorisë gjendet në arrati dhe gjykata ka lëshuar urdhërarrest për të.

Continue Reading

Aktuale

Shfuqizohet vendimi që parasheh paraqitjen e vërtetimit tatimor për t’u pajisura me certifikatë të pronës

Published

on

Komuna e Prishtinës ka shfuqizuar vendimin që parasheh paraqitjen e vërtetimit tatimor për të gjitha ata që duan të pajisen me certifikatë të pronës, të kopjes së planit apo regjistrim të pronës.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Kadastrës në kryeqytet, Donat Lushaku.

“Pas hyrjes në fuqi (21 korrik 2023) të LIGJIT NR. 08/L-176 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRMBAJNË PROCEDURA TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE DHE HARMONIZIMIN E TYRE ME LIGJIN NR. 05/L-031 PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE, respektivisht në nenin 111 të këtij Ligji parashihet fshirja e nenit 29 të Ligjit për Tatimin në Pronë – që parashihte pezullimin e shërbimeve komunale si pasojë e mospagesës së detyrimeve ndaj komunës.

Në Gazetën Zyrtare është publikuar tashmë shfuqizimi i rregullores për pezullimin e shërbimeve komunale të nxjerrë nga Kryeministri në vitin 2021.

Nga e hëna, qoftë për nxjerrjen e certifikatës së pronës/kopjes së planit, qoftë për regjistrimin e pronës NUK do të nevojitet VËRTETIMI TATIMOR.”, deklaroi Lushaku.

 

Continue Reading

Aktuale

Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale organizohet në Prishtinë

Published

on

Oda Ekonomike e Kosovës  në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës nga data 18-20 Tetor 2023, organizojnë Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale  “Prishtina 2023” i cili do të mbahet në Sheshin e qytetit të Prishtinës “Xhorxh Bush”

Me qëllim të vizibilitetit dhe promovimit sa më të madh të bizneseve pjesëmarrëse në këtë panair, këtë vit për dallim nga vitet e tjera  Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale do të mbahet në Sheshin e qytetit të Prishtinës “Xhorxh Bush”, në shtëpiza nga druri ndërsa për ndërmarrjet të cilat kërkojnë hapësirë më të madhe do të ju ofrohen tenda. Në këtë panair do të marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

Ky panair do t’ju ofrojë ndërmarrësve vendor, rajonal dhe ndërkombëtar njohuri për zgjerim të mundësive  mbi depërtimin dhe rritjen e pjesëmarrjes në tregjet e huaja, tregje të reja, mundësi ideale për rrjetëzim, krijimin e kontakte, gjetjen klientëve  të  mundshëm që ju çojnë në partneritete, bashkëpunime dhe informata të tjera mbi mundësitë e rritjes dhe zhvillimit të biznesit.

Paraqitja me kohë për pjesëmarrje në panair dhe rezervimi i vendit do të mundësoi që ndërmarrja e juaj të jetë pjesëmarrëse në  manifestimin më të madh ekonomik që organizohet në Kosovë.

Kontakto: Oda Ekonomike e Kosovës- Prishtinë,

Mob: +383 45/653-222 /Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending