Aktuale
Haradinaj e Lekaj bëjnë Dukagjinin me autostradë
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të fillojë së ndërtuari autostradën e “Dukagjinit” në fillim të vitit 2019-të.
Këtë vendim e ka bërë të ditur Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ku ka thënë se nga sot do të fillojnë me veprimet konkrete për të mundësuar që të jetësohet ky projekt infrastrukturor.
“Qeveria e Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës mori vendim për krijimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për Autostradën e “Dukagjinit”, që do të fillojë se ndërtuari në fillim të vitit 2019. Nga sot do të fillojmë me veprime konkrete për të mundësuar që të jetësohet projekti infrastrukturor me i madhi në vend që e lidhë të gjithë Dukagjinin me pikën kufitare Morinë. Faleminderit kryeministrit dhe kolegëve ministra për mbështetjen e vazhdueshme dhe për votën e tyre në mbledhjen e sotme të qeverisë. Urime!”, ka treguar Lekaj.
Kjo autostradë do ta ketë gjatësi prej 91 kilometra dhe do t’i lidhë Istogun, Deçanin, Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin.
Për autostradën e ‘Dukagjinit” kohë më parë ishte kërkuar që të ndahen 80 milionë euro.
-
Infrastrukturë2 days ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim3 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale3 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Aktuale3 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë23 hours ago
Tenderi mbi 2.5 milionësh i “Prishtina Parking” ngjallë dyshime