Hapet resorti turistik që Hitleri e bëri për punëtorë [video]

0

Tre vjet para se Gjermania të pushtonte Poloninë në vitin 1939, Adolf Hitleri urdhëroi ndërtimin e vendpushimit më të madh turistik në botë.

Ai ndodhet në një pronë të ishullit në Rügen. Nazistët e quajtën atë “Prora”, shkruan Ndertimi.info

I disponueshëm për të pranuar më shumë se 20,000 vizitorë, Prora kishte për qëllim të krijonte rehati për punëtorët gjermanë të cilët lodheshin duke punuar në fabrika.

Sipas historianit dhe udhërrëfyesit Roger Moorhouse, ai duhej gjithashtu të shërbente si një gjest paqësor për të drejtuar popullin gjerman në anën e Hitlerit. Por pastaj filloi Lufta e Dytë Botërore dhe ndërtimi i Prorës u zvarrit – deri tani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here