Connect with us

Art

Hapet një rezidencë artistike në Prishtinë

Published

on

Shtatëmbëdhjetë ju fton në hapjen e Rezidenca 17 në shtëpinë e Hivzi Suljemanit, në lagjen Taslixhe, më datën 18 gusht, duke filluar nga ora 18:00.

Rezidenca 17 është program rezidencial që zbatohet disa herë gjatë gjithë vitit.

Artist/e dhe kurator/e ftohen përmes thirrjeve të hapura për t’iu bashkuar rezidencave tematike lokale dhe rezidencave e shkëmbimeve ndërkombëtare.

Rezidencat artistike kontribuojnë në rritjen e rrjeteve mes artistëve por edhe në kërkimin dhe prodhimin e veprave të artit të cilat trajtojnë tema sociale përmes praktikave të ndryshme të artit bashkëkohor krahas kushteve që këto praktika sot zbatohen.

Një pjesë e madhe e punëve në funksionalizim të hapësirës tashmë ka përfunduar, falë bashkëpunimit me CHwB Kosova me kampin e organizuar për restaurim dhe ripërdorim të moblijeve të vjetra.

Po ashtu edhe mbështetjes nga Kooperativa – Regional Platform for Culture dhe Komuna e Prishtinës me të cilën Shtatëmbëdhjetë vitin e kaluar nënshkroi marrëveshje për menaxhim dhe funksionalizim të objektit.

Se çfarë forme kanë marrë hapësirat e brendshme të objektit dhe më shumë detaje do të shpalosen të enjten.

 

Art

Vendoset një instalacion në kufirin e paqartë politik që ndan qytetin e Mitrovicës

Published

on

Petrit Abazi, një kurator i lindur në Mitrovicë, bashkon artistët Stanislava Pinchuk dhe Piers Greville për të eksploruar mënyrat e pajtimit, riparimit dhe shërimit, duke vendosur dy vepra individuale arti brenda kufirit fluid dhe të paqartë politik të vetë lumit Ibër që ndan qytetin e Mitrovicës.

Instalacioni i Pinchuk-ut “Evropa pa monumente” paraqet një plazh urban dhe fushëlojë në një qytet me burime tejet të pakta për hapësira publike qytetare dhe rekreative. “Çka është këtu” e Greville-it është një urë e mishëruar nga vetë njerëzit.

Duke vendosur një kornizë në mes të lumit, artisti fton qytetarët nga të dy anët e qytetit të notojnë në shenjë solidariteti, së bashku kundër rrymës.

Kanë mbetur vetëm dhjetë ditë për të parë këtë instalacion të jashtëzakonshëm pasi do të çmontohet. Këtë bashkëpunim mund ta shihni në qytetin e Mitrovicës në kuadër të Manifesta 14 Prishtina./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Art

 “Thurje dhe shkarkim” në kujtim të ish punëtorëve të fabrikës së tekstilit “Printeks” të Prizrenit

Published

on

“Thurje dhe shkarkim” në kujtim të ish punëtorëve të fabrikës së tekstilit Printeks të Prizrenit

““Thurje dhe shkarkim” përqendrohet në rikujtimin dhe interpretimin performativ të kujtesës kolektive të ish punëtorëve të fabrikave të Prizrenit, e veçanërisht në përvojat e ish punëtorëve të ndërmarrjes shoqërore të industrisë së tekstilit “Printeks”.

Duke u nisë nga pozicionimi i shtytjes personale të autores, performanca e gjurmon trajektoren e ndryshimeve drastike politike përmes vënjes në pah të ndikimit të tyre mbi trupat dhe të ardhmet e ish punëtorëve.

Hapësirat dhe objektet e zhvendosura nga e kaluara shndërrohen në spirancë referuese për perspektivën e së tashmes.

Ky projekt është realizuar në kuadër të platformës Heritage Space e cila implementohet nga #CHwBKosova dhe financohet nga Embassy of Sweden in Pristina dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Art

Si u zhduk arti nga muret e Hotel Grand Prishtina

Published

on

Një herë e një kohë, Grand Hotel Prishtina mbante njërin nga koleksionet më prestigjioze të artit bashkëkohor të Kosovës.

Që nga privatizimi i hotelit më 2008, arti u zhduk nga muret, shumica u shkatërrua, humbi ose u vodh.

New Grand, një kolektiv me gjashtë artistë të rinj nga Kosova: Arbnor Karaliti, Ermir Zhinipotoku, Lumturie Krasniqi, Blerta Hashani, Mimoza Sahiti dhe Valdrin Thaqi, formulojnë në kuadër të Manifesta 14 një përgjigje kolektive mbi se si do të dukej ky koleksion i Grand Hotel Prishtinës sot – ndërhyrja e tyre artistike paraqitet në katin e tretë të këtij hoteli.

Fotot: Atdhe Mulla dhe Majlinda Hoxha /Manifesta 14 Prishtina.

E vendosur në qendër të qytetit, kjo ndërtesë embamatike e mermertë dallohet menjëherë në qiellin e Prishtinës. Grand Hotel u ndërtuar mes viteve 1974-1978 nga arkitektët Bashkim Fehmiu, Dragan Kovačević dhe  Miša Jevremović, me 32.000 m2 dhe 350 + dhoma të madhësive të ndryshme. Fehmiu, i pari kosovar i diplomuar në arkitekturë, me këtë godinë solli një frymë të re se si mund të të ndërtohen e jetohen hapësirat publike. Shumë shpejt u kthye në vendin parësor për shumë figura të njohura të politikës ndërkombëtare. Përveç politikanëve, ishte vendi ku takoheshin gazetarët ndërkombëtarë dhe ku u organizuan ngjarje kulturore ndër vite.

Hotel Grand u konsiderua si një nga hotelet më të mirë në rajon, duke shfaqur me krenari pesë yje pranë emrit të tij. Sot, historia e Grand Hotel është vështirë të përmblidhet në pak fjalë. Pas luftës u privatizua dhe tanimë është vendondhja e disa biznesve që prej palestave, agjencive turistike dhe klube të natës. Ky hotel ka ende vizitorë dhe dhoma të cilat mund të rezervohen, megjithëse ky hotel tanimë operon vetëm me 1% të kapacitetit të tij për të mirëpritur vizitorë.

Grand Hotel Prishtina e trupëzon historinë e Kosovës pasi ka qenë vend-dëshmitar për gjithë ndryshimet politike, sociale dhe kulturore që kanë ndodhur ndër vite. Secili në Prishtinë ka një tregim që lidhet me Grand Hotelin, qoftë dikë që është martu, ka qëndru aty gjatë viteve ‘90, duke festu maturën etj. Shumë prej njerëzve kanë qënë së paku një herë në klubin e natës që ende është funksional në katin e sipërm të këtij hoteli./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending