Connect with us

Infrastrukturë

Hapësirat e gjelbra injorohen nga ndërtimet intensive dhe pa kritere urbanistike

Published

on

Hapësirat e gjelbra brenda qyteteve janë elemente kyçe që ndikojnë në funksionimin e mirëfilltë të një strukture urbane e cila siguron mirëqenien e banorëve.

Sot kur ndotja dhe pasojat e saj tek njeriu dhe ekosistemet po bëhen gjithnjë e më evidente, një vizion i gjelbër për qytetin është bërë më se i nevojshëm.

Në një situatë të tillë hapësirat e gjelbra janë mjete efikase që mund të përdoren për të luftuar ndryshimet klimatike, për të krijuar qëndrueshmëri të qyteteve tona dhe për të ngritur cilësinë e jetesës së qytetarëve brenda lagjeve urbane.

Në Kosovë, procesi i planifikimit urban i cili do të duhej të ishte mjet për zgjidhjen e problemeve të shumta në një mjedis jetësor, për vite me radhë nuk ka funksionuar siç duhet dhe rrjedhimisht është lejuar që procesi i zgjerimit urban të shndërrohet në njërin prej kërcënuesve më të mëdhenj të mjedisit dhe mirëqenies qytetare.

Sot ballafaqohemi me koncentrim të popullsisë në qytete – me mbipopullim të mjediseve urbane, mjedise këto të konstruktuara në mënyrë të pakontrolluar.

Ndërtimet intensive dhe pa kritere urbanistike kanë bërë që sot të ballafaqohemi me lagje të qyteteve, që në të shumtën e rasteve nuk i përmbushin kushtet esenciale për jetesë.

E tëra kjo ka ardhur si pasojë e ndërtimit për një periudhë të gjatë përmes shkeljeve ligjore, e që si rezultat sot ka krijuar zona urbane që vështirësojnë përditshmërinë e banorëve dhe kontribuojnë në ndotje të vazhdueshme që kërcënon mjedisin dhe jetën e qytetarëve.

Ndërsa qytetet bëhen më të dendura dhe shqetësimi për ndikimin e ndryshimeve klimatike rritet, një fokus më i madh duhet të vendoset tek ndërtimi i hapësirave të gjelbra dhe potenciali i tyre si mjete që ofrojnë qëndrueshmëri brenda vendbanimeve tona.

Studimet po tregojnë se hapësirat e gjelbra mund të jenë përgjigje ndaj ndotjes urbane mjedisore. Ato ndihmojnë në luftimin e ndotjes, inkurajojnë zhvillimin e biodiversitetit brenda qyteteve dhe ndihmojnë në kontrollin e temperaturave dhe lagështisë.

Këto hapësira reduktojnë ndotjen e dëmshme të karbonit i cili nxit ndryshimet klimatike duke i mbrojtur banorët, ekosistemet dhe infrastrukturën nga katastrofat ekologjike siç janë stuhitë, valët e të nxehtit, thatësirat; përmbytjet, dhe gjithashtu evitojnë disa nga sfidat parësore të shëndetit publik që përkeqësohen nga ndotja urbane.

Ndërhyrjet në zgjerimin e hapësirës së gjelbër brenda qyteteve e rrisin potencialin për të kontribuar në përparimin e synimeve dhe objektivave të shumta të Agjendës 2030 sepse përmes krijimit të këtyre zonave të gjelbra mund të arrihet zbutja e ndryshimeve klimatike edhe të krijohen qytete që i përmbushin nevojat e komunitetit./Media Ndërtimi.

Raporti: Organizata Ec Ma Ndryshe.

 

Infrastrukturë

Miratohet vendimi për themelimin e Zonës Industriale në Podujevë

Published

on

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim vendimi për themelimin e Zonës Industriale në Komunën e Podujevës. Me vendimin e djeshëm është finalizuar puna disa vjeçare e shumë mekanizmave institucional që kanë punuar me përkushtim të lartë për këtë ditë.

Zona Industriale ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 298.314 m2 dhe brenda kësaj sipërfaqe janë të planifikuara 52 parcela me sipërfaqe te ndryshme. Binzeset do të jenë të veprimtarive të ndryshme prodhuese si (industri ushqimore, industri ndërtimore, industri të tekstilit etj).

Qëllimet kryesore të zonës Industriale janë: krijimi i një ambienti fizik me infrastrukturë përcjellëse për bizneset vendore dhe ndërkombëtare; tërheqjen e investimeve të reja, zgjerimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve industriale ekzistuese, si dhe krijimi dhe ofrimi i mundësive të reja për qasje në tregun e punës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Amsterdami ndalon ndërtimin e hoteleve të reja si një mënyrë për të luftuar turizmin masiv

Published

on

Amsterdami ndalon ndërtimin e hoteleve të reja si një mënyrë për të luftuar turizmin masiv

Amsterdami në Holandë nuk do të lejojë më ndërtimin e hoteleve të reja si pjesë e luftës së saj kundër turizmit masiv, tha qeveria lokale të mërkurën, më 17 prill.

“Ne dëshirojmë të bëjmë dhe të mbajmë qytetin jetëgjatë për banorët dhe vizitorët. Kjo do të thotë: jo turizëm masiv, jo hotele të reja, dhe jo më shumë se 20 milionë qëndrime në hotel nga turistët në vit”, tha në një deklaratë.

Një hotel i ri në Amsterdam mund të ndërtohet vetëm nëse një hotel tjetër mbyllet, nëse numri i vendvendimeve të gjumit nuk rritet, dhe nëse hoteli i ri do të jetë më i mirë – për shembull, më i qëndrueshëm.

Megjithatë, rregulla nuk aplikohet për hotelet e reja që kanë siguruar një leje.

Qyteti ka qenë aktivisht duke u munduar të kufizojë numrin e turistëve, të cilët shkojnë në miliona çdo vit, kryesisht duke shmangur turizmin e lidhur me seksin dhe drogën në zonën e ndritshme të kuqe./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

KEDS paralajmëron vazhdimin e investimeve në rrjetin elektrik në rajonin e Drenicës

Published

on

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se ka bërë në bazë të investimit të ri që e ka bërë së fundi në fshatin Lubovec të Skenderajt do të përfitojnë edhe disa fshatra tjera.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në kuadër të këtij projekti në këto lokalitete KEDS ka vendosur tre transformatorë, bashkë me stabilimentet e tjera të nevojshme.” Gjithashtu, shtyllat e vjetra, të cilat gjendeshin në terrene të papërshtatshme, janë hequr dhe zëvendësuar me mbi 170 sosh të tensionit të mesëm dhe të ulët, të vendosura tashmë buzë rrugës kryesore në një gjatësi degëzimesh prej rreth nëntë kilometrash”.

“Vlera totale e këtij projekti kap shifrën rreth 150 mijë euro. Me këto punime, KEDS-i ka plotësuar të gjitha nevojat energjetike për afër 160 familje, duke rritur sigurinë për konsumatorët e kësaj treve. Ata tashmë nuk do të përballen me hallet e moçme që kishin me energjinë elektrike”, thuhet në njoftim.

“KEDS po vazhdon me investime në rrjetin energjetik jo vetëm në zonën e Drenicës, por anekënd Kosovës, çka tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër konsumatorit për të mbështetur atë aty ku është nevoja. Sipas planit investiv njëvjeçar, përgjatë vitit 2024 KEDS parasheh implementimin e 250 projekteve kapitale, vlera e të cilave është disa dhjetëra milionë euro”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending