Aktuale
Hallakamë për rrënimin e lokaleve në qendër të Deçanit
Komuna e Deçanit sot ka filluar ditën me aksionin për rrënimin e katër lokaleve në qendër të qytetit.
Aksioni i sotëm është ndërmarrë në Planit Rregullues Urban dhe pasi shfrytëzuesit e lokaleve, që janë në pronësi të Komunës, tash e dy vjet nuk kanë shprehur gatishmërinë që t’i lirojnë ato. Këtyre pronarëve u ishte dërguar nga një shkresë në të cilën parashihej që deri më datën e sotme të lirojnë këto lokale.
Zyrtarja për informim në Komunën e Deçanit, Yllarta Thaçi ka thënë për Ndërtimi.info se pronarët e lokaleve kanë kërkuar që të lejohen të boshatisin lokalet dhe pastaj të bëhet rrënimi i mureve.
“Ne si institucion në mëngjes kemi vendosur bagerin, kamionin, pasi sot e kanë pasur ditëne fundit të largimit. Këta nuk e kanë shprehur gatishmërinë që t’i përgjigjen asaj, e kanë pa që ne jemi të vendosur 100 për qind që t’i rrënojmë ato lokale, pasi ka qenë afati i fundit sipas shkresave që ua kemi dërguar, kështu që kanë vendosur t’i largojnë gjërat vet dhe pastaj neve na mbetet vetëm që t’i rrënojmë muret”, ka thënë ajo.
Komuna e Deçanit ndërmori veprimet për rrënimin e këtyre lokaleve me qëllim të lirimit të hyrjes së një objekti banesor, që është ndërtuar në pronën që Komuna e ka dhënë me koncesion.
“Këto lokale janë pronë e Komunës së Deçanit, janë me leje. Për shkak të rregullimit të e ambientit, tash që e kemi bërë ndërtimet e reja, këto duhet që të largohen këto lokale për shkak që të lejohet hyrja e ndërtesës mbrapa, e cila është e ngushtë dhe nuk munden të vendosen aty. Është dhënë me koncesion për 99 vjet dhe këto lokale që janë këndej e kanë pasur të drejtën që të parët të vendosen aty”, ka shtuar Thaçi.
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Dizajn3 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita
-
Infrastrukturë5 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë2 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!
-
Infrastrukturë2 days ago
2 miliardë euro kostoja e totale e linjës hekurudhore nga Durrësi në Bullgari