Aktuale
“Hajgaret” e tenderit për riparim urgjent të kulmit në Spitalin e Pejës
U kërkuar riparim urgjent për kulmin e dëmtuar nga erërat mbi sallat operative në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, mirëpo tenderi për këtë është anuluar, shkruan Ndërtimi.info
Për riparim të kulmit me sipërfaqe 500 metra katror në këtë spital, dritën e gjelbër e kishte dhënë zyrtarja për financa, ku kishte siguruar që do të jepen mjetet për këtë riparim. Por një gjë e tillë nuk ndodhi edhe pasi kaluan 6 ditë nga hapja e tenderit. Kur ishin kryer gjithë punët dhe pritej të zgjidhej kompania që do të merrej me këtë, zyrtarë financiarë kumtojnë se nuk ka financa për këtë tender.
Tenderi prej 8 mijë euro, zyrtar kryesor administrativ u detyruan të marrin vendimin për anulimin e tenderit, kështu ka bërë të ditur për Ndërtimi.info, zyrtarja nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës, Zylfie Kelmendi.
Arsyeja është buxheti, se ende nuk është bërë alokimi për me kry sa më shpejt. Shpresuam se mos po alokohen mjetet në kohën tash të hapjeve të ofertave. Nuk ka alokim të mjeteve. Janë bllokuar me pagesa dhe nuk kemi alokim të mjeteve. Ka shkuar kinse shumë shpejt, se mjetet çdoherë kanë qenë në pritej, hë sot hë nesër dhe u deshtë me anulu. Zyrtares financiare kur i kemi thënë për çështjen ajo ka thënë se jemi në pritje. Ne nuk mundemi me nënshkru një kontratë pa mjete, dhe kur u pyet zyrtarja se a ka alokim të mjeteve tha jo, dhe zyrtari kryesor administrativ ka marr qëndrim për me u anulu”, tregoi Kelmendi.
Se kur pritet të hapet sërish tenderi për riparim të kulmit, Kelmendi thotë se nuk dinë dhe se janë në pritje deri të sigurohen mjetet financiare.
“Nuk e dimë tash, ne jemi duke prit mjete”, tha shkurt ajo.
Njoftimi për tenderin, “Riparim urgjent i kulmit të dëmtuar mbi sallat operative” ishte hapur me 7 nëntor.
Për anulimin e këtij tenderi është bërë e ditur edhe në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë1 day ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York
-
Ndërtim1 day ago
Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?
-
Infrastrukturë1 day ago
Hapësirat publike dhe roli i tyre kryesor në ndërtimin e qëndrueshmërisë klimatike