Connect with us

Aktuale

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Published

on

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?

“Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe me një tatuazh në krah i pëlqen kamionët e mëdhenj, mbi të gjitha ngarkuesin me rrota Caterpillar. Agnes Borchers është ndoshta punëtorja më e njohur e ndërtimit në Gjermani dhe poston nga puna e saj e kompanisë për rrënime Hagedorn në Facebook, Instagram dhe TikTok. Pas shkollimit për kopshtari dhe bujqësi, ajo është punësuar si makiniste, sepse qysh si fëmijë donte të bënte diçka me ekskavator.

Asaj i duket e pabesueshme vet fuqia dhe madhësia e makinave të ndërtimit: “Është e mahnitshme se çfarë masash mund të lëvizin ato! Ndërsa teknologjia brenda kabinës është aq e ndjeshme sa mund të punosh me saktësi prej centimetrash.” Për më tepër, puna ofron një konfirmim afatgjatë: “Edhe vite pas përfundimit të projektit, unë ende mendoj se është e mrekullueshme të kalosh pranë ndonjë kantieri ku kam punuar dhe them: edhe unë kam punuar këtu!”, thotë Borchers, e cila është edhe fytyra e fushatës “Frau am Bau” (Gruaja në ndërtimtari), raporton DW Shqip.

Ndalim i gjatë i angazhimit profesional

Fushata u iniciua nga shefja e saj Barbara Hagedorn. Së bashku me të shoqin, ajo drejton biznesin familjar me të njëjtin emër dhe beson se problemi më i madh i kësaj industrie është mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore. Kjo fushë ekonomie ka përjetuar një bum të pandërprerë për më shumë se një dekadë, por tani ka vështirësi në përmbushjen e të gjitha porosive.

Brenda pak vitesh do të dalë në pension një e katërta e punëtorëve të tanishëm në ndërtimit. Ndërkohë që asnjë degë tjetër e ekonomisë në Gjermani nuk punëson kaq pak gra sa industria e ndërtimtarisë: vetëm 13 përqind. Shumica e tyre punojnë në planifikim dhe administratë. Ato si Agnes Borchers, të cilët vërtet punojnë në kantier, janë edhe më të rralla. Sipas Shoqatës së Industrisë Gjermane të Ndërtimit (HDB), përqindja e grave midis muratorëve, punëtorëve të betonit, marangozëve dhe operatorëve të pajisjeve të ndërtimit është pak më pak se tre përqind.

Deri në vitet 1990 ishte e ndaluar për “gjininë e dobët” në Gjermaninë Perëndimore të punonte në ndërtim: kjo punë konsiderohej shumë e rëndë dhe shumë e ndotur. Në RDGJ, nga ana tjetër, kishte shofere vinçash dhe të ekskavatorëve, inxhiniere të ndërtimit dhe arkitekte. Numri i tyre po rritet gradualisht tani edhe në Gjermaninë e bashkuar. Shumë persona të kualifikuar zënë punë në shërbimin publik: punët atje kanë reputacionin se janë më miqësore me familjen sesa në sektorin privat dhe në ndërtimtari.

Dallimet e mëdha në rroga

Një element tjetër shumë i rëndësishëm janë edhe pagesat,sepe gratë në ndërtimtari paguhen mesatarisht një të katërtën e pagave më pak për të njëjtën punë, konstatoi HDB në fillim të vitit. Edhe ato kanë përfituar nga bumi i fundit në ndërtimtari. Por dallimi në rroga me kolegët meshkuj ka mbetur. Iniciativës së Hagedorn i janë bashkuar ndërkohë edhe 15 kompani të tjera për punësimin e më shumë grave në ndërtimtari.

Bianca Weber-Lewerenz ishte muratorja e parë në Baden-Württemberg në vitin 1997. Gjatë praktikës në fillim ajo kuptoi: “Ndërtimtaria është ajo që dua!” Ajo donte të shihte ndërtesën të rritej dhe të nuhaste betonin e freskët. Fakti që nuk kishte asnjë grua tjetër në kompani dhe asnjë dhomë për ndërrimin e rrobave për femra nuk e trembte atë. Bashkëpunimi me meshkujt në punë ishte i shkëlqyeshëm: “Burrat i respektojnë gratë që mund të përballojnë erën dhe motin jashtë, dhe gratë që kanë një plan”./Media Ndërtimi.

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending