Trashëgimia
Gjysmë shekulli jetë e institucionit kryesor të trashëgimisë në Prizren
Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren (ish Instituti për Mbrojtje të Monumenteve) shënoi mbrëmë gjysmë shekulli jete që nga themelimi i këtij institucioni të trashëgimisë, transmeton Koha.net.
Në një ceremoni të organizuar në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren u shënua ky jubilar, ku u promovuan edhe katër botime të QRTK-së: “Zejet dhe Artizanatet e Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” të autores Shpresë Siqeca, “Gurët Mbivarrorë në Kompleksin e Teqesë Sinani në Prizren” të Media Fishekqiut, “Katalog me Eksponate nga Rajoni i Prizrenit” dhe “Katalog Araste Vice-Versa”, njofton kumtesa nga MKRS.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, tha se është një kënaqësi e dyfishtë që po merr pjesë në shënimin e 50 vjetorit të themelimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, në Prizren, apo siç është emërtuar në fillet e themelimit tij si Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve në Prizren.
“E para për faktin se po e shënoni 50 vjetorin e themelimit të këtij institucioni të veçantë, ku për plotë pesë dekada jeni angazhuar në ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë tonë të çmuar kulturore. E dyta, se nga ky ambient rikonfirmoj faktin se qyteti Prizrenit përveç se është bërë qendër universitare, nga viti ardhshëm do jetë edhe qendra apo selia e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit”, tha Gashi.
Ai foli për rëndësinë dhe kontributin që ka dhënë QRTK-ja në Prizren e cila ka bërë të mundur që vlerat e shumta e të pakontestueshme të kulturës materiale të krijuara pa ndërprerë, në këtë areal gjeografik të ruhen e të promovohen.
“Njërin ndër personalitetet të cilin nuk mund të mos e përkujtojmë sot, është i ndjeri Muhamed Shukriu i cili tërë jetën ia kushtoi trashëgimisë kulturore. Andaj në përputhje me mandatin tim si Ministër me kënaqësi do i ndaj mirënjohjen për ‘Post Mortem’ për kontributin e dhënë në fushën e trashëgimisë kulturore këtij personalitetit të çmuar të vendit tonë”, theksoi për fund ministri Kujtim Gashi, duke i ndarë këtë çmim familjarëve të Shukriut.
Ai u zotua se do të punojë për një përkrahje edhe më të madhe, për t’u mundësuar institucioneve të trashëgimisë kulturore ta avancojnë këtë fushë.
Jusuf Xhibo, u.d. drejtori i QRTK-Prizren, foli për historikun e QRTK-së, që nga themelimi në vitin 1967 e deri në sot, për sukseset dhe proceset nëpër të cilat ka kaluar ky institucion.
Trashëgimia
Hora e Arbëreshëve, një pikëtakim mes shqiptarëve nga të gjitha trevat
Trashëgimia
Komisioni Evropian shpall shtatë vende të reja që marrin Etiketën e Trashëgimisë Evropiane
Trashëgimia
Shumica e grave në Maqedoninë e Veriut heqin dorë nga trashëgimia e pronës
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë3 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë7 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë8 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York