Gjithçka rreth ndërtimit të një xhamie

0

Xhamitë ndryshojnë nga tradita dhe vendi. E para thuhet të ketë qenë shtëpia e profetit Muhamed, e cila ka shërbyer si xhami në shekullin VII dhe kishte karakteristika tipike të një shtëpie arabe: një oborr i gjerë i rrethuar nga dhoma të gjata të mbështetura nga shtylla. Madje edhe fjala mosque vjen nga “shumë shtylla”, që do të thotë shumë shtylla ndërsa nga arabishtja masjid do të thotë ”vend i sexhdes”. Xhamitë e mëvonshme e morën pothuajse të njëjtën formë, me ndryshime të vogla, shkruan “smarthistory”.

Xhamia si një lokacion ku besimtarët islam i kryejnë lutjet e tyre ndaj Zotit, e ka një strukturë unike dhe elemente interesante që e karakterizojnë atë si “shtëpi të islamit”. Besimtarëve të cilët kryejnë ritualet në xhami por edhe të tjerëve, me siguri që u ka rënë në sy minarja e gjigande, kupola e veçantë por edhe detaje të tjera të cilët janë pjesë përbërëse e strukturës, përcjell Ndërtimi.info.

Karakteristika të përbashkëta të xhamive: Arkitektura e xhamisë është formuar kryesisht nga traditat rajonale të kohës por edhe të vendit ku është ndërtuar. Pra, stili apo dekori mund të dallojnë tek xhamitë e vendeve të ndryshme por megjithatë disa karakteristika mbeten të njëjta.

Sahni (oborri): Nevoja kryesore e një xhamie të mbledhjes (xhamia kryesore e një lokacioni) është të ketë një hapësirë që t’i zë të gjithë besimtarët. Kjo nënkupton që të ketë një sallë të madhe lutjesh, pra, një oborr të gjerë. Po ashtu si pjesë përbërëse e këtij oborri janë edhe burimet e shumta të ujit të cilët besimtarët i përdorin për ta kryer ritualin e njohur si abdest apo pastrimin.

Mihrabi: Po ashtu një shenjë me shumë rëndësi që e përmban çdo xhami është edhe mihrabi, një shenjë mbi mur e cila e tregon drejtimin e Mekës, drejtimin nga duhet të falen myslimanët që ndryshe njihet si qibla. Ky drejtim varësisht nga shteti në të cilin kryhet falja mund të jetë nga lindja, perëndimi, veriu apo jugu.

Kulla (minarja): Minarja e ka funksionin e thirrjes për lutje dhe shërben si rikujtues i fuqishëm pamor për prezencën e islamit në atë vend. Ajo mund të jetë e ngjitur me xhaminë ose e bashkëngjitur tek ajo. Gjithashtu mund të marrë forma të ndryshme. P.sh në Turqi ka kulla në formë të lapsit apo Xhamia e Madhe në Samarra të Irakut e cila është në formë të spirales.

Qubba (kupola): Një xhami mund të ketë një apo më shumë kupola që në arabisht njihen si qubba. Këto kupola nuk janë ritual i domosdoshëm si minarja por e ka një përfaqësim simbolik-atë të kupës së qiellit. Dekorimi i brendshëm i saj e thekson këtë simbolizëm: strukturat e ndërlikuara gjeometrike si format yjore (stellatet) apo dizajne vegjetale që krijojnë frikë por edhe “të lënë pa frymë”. Në xhamitë me një kupolë, ato gjenden duke kapërcyer murin e kiblës, sektorin më të shenjtë të xhamisë. Janë disa xhami me shumë kupola: Xhamia e Madhe e Kajruanit në Tanzani ka tre kupola: një në majë të minares, një mbi hyrjen e sallës së lutjes kurse tjetrën mbi murin e kiblave. Ky mur është zakonisht pjesa më e dizajnuar.

Orenditë: Karakteristikë për xhamitë janë format e ndryshme kaligrafike, në të cilat përfshihen shkrimet e pjesëve të ndryshme nga Kurani, por edhe të tjera që kanë të bëjnë me ndonjë specifikë tjetër të objektit, si për shembull emrin e financuesit/ve.

Gjithashtu tjetër veçanti janë edhe llambat e varura, të cilat pasi ndriçojnë të gjitha së bashku, japin një pamje interesante të estetikës së xhamisë. Tjetër orendi interesante janë edhe qilimat, të cilat përmbajnë figura me motive të ndryshme nga islami,

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here