Connect with us

Aktuale

Prodhuesi zviceran i materialeve të ndërtimit Holcim, braktisë tregun e Rusisë

Published

on

Holcim ka njoftuar se do të nisë procesin e daljes nga tregu rus. Kompania tha se kjo ishte në përputhje me vlerat e kompanisë për të operuar në mënyrën më të përgjegjshme.

Holcim është një divizion global i materialeve dhe agregateve të ndërtimit me bazë në Zvicër.

Prodhuesi zviceran i materialeve të ndërtimit kishte njoftuar më herët se do të pezullonte të gjitha investimet kapitale në tregun e Rusisë.

Në një deklaratë për shtyp përfaqësuesit e Holcim theksuan se: “Bordi shpreh shqetësimin e tij të sinqertë për vuajtjet tragjike njerëzore që shpalosen në të gjithë rajonin dhe është plotësisht i përkushtuar për të mbështetur njerëzit, familjet dhe komunitetet e prekura”.

Kompania ka falenderuar gjithashtu të gjithë stafin që po mobilizohet në mbarë botën së bashku me OJQ-të lokale për të ofruar strehim, mallra thelbësore dhe furnizime mjekësore, si dhe për të ofruar kohën e tyre vullnetare.

Shumë prodhues dhe kontraktorë të pajisjeve të ndërtimit kanë ndërprerë veprimtarinë në Rusi që kur vendi pushtoi Ukrainën./Media Ndërtimi.

Aktuale

‘Marakli t’Biciklave’, adresojnë problemet në Ministrinë e Infrastrukturës për sigurinë e çiklistëve

Published

on

Grupi ‘Marakli t’Biciklave’, përmes një njoftimi treguan se janë takuar me zv.ministrin e Infrastrukutrës Hysen Durmishi, me të cilin kanë biseduar për sfidat dhe problemet me të cilat përballet komuniteti i çiklistëve.

“Çdo ditë në rrugët e vendit, probleme këto për të cilat edhe avokuam duke paraqitur kërkesat tona të arsyeshme të cilat sa më shpejt që të prioritizohen në periudhë kohore do të ofrojnë edhe zgjidhje mbi problemet, kërkesat të cilat u mirëpritën edhe nga ana e zv. Ministrit Durmishi.

Marakli t’Biciklave ka në fokus të veçantë mbajtjen e kontakteve të vazhdueshëm më këtë ministri dhe institucionet e tjera të nivelit qendror dhe lokal, për t’i adresuar sfidat, problemet por edhe mundësit reale për të bërë sa më praktike dhe të lehtë qarkullimin e çiklistëve nëpër rrugët e qyteteve e lokaliteteve te Republikës së Kosovës.

Një nga mundësit reale mbetet dhe Agjenda e gjelbërt e cila mbetet prioritet i çiklistëve, sepse përmes përdorimit të saj ne e ruajmë ambientin e ajrin dhe njëkohësisht promovojmë përdorimin e transportit alternativ, siç është biçikleta.”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Dogana e Kosovës për herë të parë ka arritur të kaloj 500 milion euro të  hyra

Published

on

Dogana kalon gjysmë miliard euro të hyra

Kjo shifër paraqet një rekord të ri pasi që nga themelimi i Doganës të hyrat në këtë periudhë të vitit kanë tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milion eurove.

Krahasimi me vitin e kaluar tregon që Dogana ka mbledhur deri me 19 maj 500,1 milion euro derisa vitin e kaluar të njetën periudhë ne kishim mbledhur 434,4,ilion euro, respektivisht shprehur në përqindje 15% më shumë apo 66 milion euro më shumë.

Gjithashtu edhe në krahasimi me projeksioni buxhetor të mbledhjes së të hyrave për vitin 2022 dogana e ka tejkaluar me  6.11% më shumë.

Trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

“Lumbardhi: një Histori Episodike”, publikohet më 25 maj

Published

on

Lumbardhi ju fton në lansimin e “Lumbardhi: një Histori Episodike” që mbahet me 25 maj prej orës 19:00 në Kino Bahçe.

Libri flet për takimin dhe ndërveprimin midis Kino Lumbardhit dhe Prizrenit, prej rrethanave që sollën te hapja e kinemasë në vitin 1952 e deri te ndalja e aktivitetit pas falimentimit të ndërmarrjes shoqërore “Kino Bistrica” në fillim të shekullit të ri.

Duke u mbështetur në procesin e mbledhjes dhe interpretimit të materialeve të gjetura në kinema, në arkivin e gazetës “Rilindja” dhe burime tjera, sikurse dëshmitë e akterëve në epizode kyqe, hulumtuesit Bengi Muzbeg dhe Tevfik Rada sjellin një tregim të fragmentuar që përshkruan ndeshjet dhe kontradiktat mes një ndërtese, një qyteti dhe artit të kinemasë, përbrenda kontekstit të transformimeve shoqërore, politike e teknologjike.

“Lumbardhi: një Histori Episodike” është botuar nga Fondacioni Lumbardhi me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Sportit të Kosovës, zyrës në Kosovë të forumZFD, Fondacionit për Iniciativa të Artit dhe me bashkëpunim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending