Connect with us

Aktuale

Gjermania synon ndërtimin e katër deri në pesë turbinave të erës në ditë deri në vitin 2030

Published

on

Qeveria gjermane do të përshpejtojë zhvillimin e energjisë së erës. Kancelari Olaf Scholz tha se duhet të instalohen çdo ditë mesatarisht “katër deri në pesë turbina me erë” deri më 2030. Progresi do të monitorohet çdo muaj.

Scholz dëshiron të përshpejtojë ndjeshëm zhvillimin e energjisë së erës në Gjermani.

“Ne po trajtojmë zgjerimin e energjisë së erës në përgjithësi. Jemi në procesin e krijimit të një plani kohor, se çfarë centralesh të reja me energji ere duhet të ndërtohen deri kur, për të arritur objektivat tona për vitin 2030. Çdo muaj do të ketë një bisedë me landet federale për të konstatuar se ku janë. Ajo që nuk është bërë në kohë duhet të kompensohet. Deri në vitin 2030, kjo do të përfaqësojë një mesatare prej katër deri në pesë turbina me erë në ditë në tokë”, tha Scholz.

Sipas të dhënave të industrisë, Gjermania aktualisht ka më shumë se 28,000 turbina me erë në tokë me një fuqi totale prej rreth 58 GigaWatt.

Më shumë vrull në inovacion dhe modernizim

“Ne kemi nevojë për më shumë vrull në inovacione dhe për modernizimin e industrisë sonë, në mënyrë që të jemi neutralë ndaj klimës në vitin 2045. Objektivi është të bëjmë një përparim të rëndësishëm në zhvillimin e energjisë së erës dhe diellit, në mënyrë që të jemi më pak të varur nga importet e gazit fosil, qymyrit ose naftës”, ka shtuar ai.

Objektivi i qeverisë gjermane është të arrijë një kapacitet të instaluar prej 115 GigaWatt deri në vitin 2030. Energjia e erës në tokë luan një rol kyç në tranzicionin e energjisë. Vitin e kaluar, fuqia e turbinave me erë në tokë u rrit vetëm pak. Sipas të dhënave të industrisë, ajo u rrit me 4.3 për qind. Kështu u ndërtuan 551 instalime me fuqi 2403 MegaWatt.

Ligji i Energjisë së Erës në Tokë përcakton objektivat e zonës për zhvillim. Deri në fund të vitit 2032, landet federale duhet të ndajnë dy për qind të territorit të tyre për energjinë e erës. Deri tani, kjo shifër është 0.8 për qind sipas Ministrisë Federale të Ekonomisë.

Përballë luftës në Ukrainë, inflacionit dhe krizës energjetike, Scholzi tha se “vendi ynë e kaloi këtë periudhë të vështirë shumë më mirë se sa patën frikë shumë vetë”.

Ai kujtoi frikërat që ishin parashikuar, si ajo për një “dimër të zemëruar me demonstrata masive” dhe ajo për shtëpi të ftohta dhe njerëzve që dridheshin nga të ftohtit në Gjermani.

“E gjithë kjo nuk ndodhi. Po të mos ndodhë diçka e paparashikueshme, ai ka besim edhe për dimrin e ardhshëm”, përfundon kancelari gjerman./Media Ndërtimi

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending