Connect with us

Aktuale

Gjendet i vdekur biznesmeni shqiptar i ndërtimit në Greqi

Published

on

Pas 9 ditësh i zhdukur, biznesmeni shqiptar Xhani Topalli është gjetur i pajetë në ishullin grek Rodos. Sipas medieve greke, biznesmeni  shqiptar është vrarë nga një pronar hoteli në Rodos.

Xhani Topalli, një 46-vjeçar shqiptar, babai i tre fëmijëve ishte zhdukur në ishullin e Rodosit në Greqi që prej mbrëmjes të së dielës, 9 ditë më parë. Mediat greke shkruajnë se ai është një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit dhe zhdukja e tij u kthye në një ‘thriller’ të vërtetë.

Sipas “Dimokratiki tis Rhodes”, punonjësit e policisë që po kryenin hetime, gjetën makinën e tij “Honda CRV4×4” me xhamat e hapur dhe pa çelësa në Kalythies në një pikë mermerësh pranë zonës. Një dëshmitar tha se pa makinën në vendngjarje që prej mëngjesit të së hënës, ndërsa nga hetimet në kompaninë e celularëve u zbulua se celulari i tij ka pushuar së funksionuari në mbrëmjen e së dielës.

Ndërsa zhdukja e kontraktorit 46-vjeçar dhe baba i tre fëmijëve u raportua mbrëmjen e së dielës, një kamarier në një restorant në Falirak dëshmoise 46-vjeçari hëngri së bashku me dy bashkatdhetarët e tij dhe një 10-djali vjeçar të hënën pasdite.

Përveç kësaj, ka një deklaratë nga një ushtar që thotë se Topalli ka qëndruar në zonë në të njëjtën ditë dhe orë.

Gazeta “Dimokratiki i Rodos” shkruan se duke qenë se për shkak të punës së tij kishte llogari të hapura dhe po përpiqej të mblidhte detyrimet , është për t’u habitur që ai nuk iu përgjigj një takimi që kishte të hënën në mëngjes me një hotelier, i cilit do t’i paguante 30.000 euro 46-vjeçarit për punën që kishte bërë.

Hotelieri e kërkoi dhe kontaktoi me njerëz të njohur të Topallit, por askush nuk e di se ku ndodhet 46-vjeçari. Nga kontrolli i kamerave u zbulua se ai ishte nisur drejt zonës, ku do të zhvillohej takimi. Një natë më parë ai dyshohet se ka pasur një takim me një tjetër hotelier me të cilin kanë rënë dakord për shlyerjen e borxheve nga një projekt tjetër, i cili ka njoftuar autoritetet se takimi i tyre ishte anuluar.

Zhdukja e tij shkaktoi shqetësim te familjarët dhe miqtë. Bashkëshortja dhe vëllai i tij, të shoqëruar nga avokati i tyre, njoftuan Prokurorin Publik, drejtorin e Drejtorisë së Parë të Policisë Dodekanez dhe efektivët e Nëndrejtorit të Sigurisë Rodos dhe AT Archangelos.

46-vjeçari kishte qenë aty pasditen e së dielës me një grup shokësh dhe ishte larguar në mbrëmjen e së njëjtës ditë për të takuar hotelierin. Nga kontrolli i kamerave u zbulua se ai ishte nisur drejt zonës. Të gjitha portat e daljes nga ishulli u kontrolluan (Kolonas dhe porti Akadia dhe nisjet nga aeroporti) por pa asnjë rezultat.

 

Aktuale

Shtatorja e Adem Jasharit vitin e ardhshëm vendoset në Prishtinë

Published

on

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur sot se shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet në vitin 2023.

Sahatçiu ka bërë të ditur se vitin tjetër, komuna e Prishtinës ka futur në buxhetim edhe shtatoren për Adem Jasharin.

“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.

Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vijë në Prishtinë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

9 persona humbën jetën në vendin e punës, kërkohet angazhimi i 100 inspektorëve të punës

Published

on

Siguria në punë vazhdon të jetë problem për punëtorët kosovarë. Si rezultat i saj, gjatë vitit të kaluar nëntë persona kanë humbur jetën në vendin e punës e 188 kanë pësuar aksidente, thotë kryeinspektori i punës, Hekuran Nikçi.

Në rastet e aksidenteve në vendpune, kur inspektorët kanë konstatuar se është shkelur ligji nga ana e punëdhënësve, ndaj tyre janë shqiptuar masa ndëshkimore.

Në një intervistë për Ekonomia Online, kryeinspektori i punës, thotë se inspektimet po bëhen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Gjatë vitit 2021, Inspektorati i Punës ka evidentuar 188 aksidente në vendin e punës, nga të cilat 139 kanë rezultuar me lëndime të lehta, 40 prej tyre me lëndime më të rënda dhe nëntë prej tyre kanë rezultuar me fatalitet në vendin e punës. Në fakt kur e kam marrë këtë pozitë institucioni tjetër që kemi pasur bashkëpunim ka qenë vetëm Policia e Kosovës, kështu që me Policinë kam trashëguar një bashkëpunim ku Inspektorati i Punës ka ndërmarrë aksione në biznese të ndryshme, si në gastronomi, ndërtimtari dhe këtu operacione kanë rezultuar shpesh të suksesshme”, thotë Nikçi.

Përkundër paralajmërimeve për rritjen e numrit të tyre, numri i inspektorëve të punës në nivel vendi vazhdon të jetë i njëjtë. Nikçi, tregon numrin e inspektorëve që janë aktualisht dhe që planifikohet të shtohen.

“Sfidat që i kam gjetur dhe i kam konstatuar me marrjen e mandatit janë të shumta, fillimisht duke u nisur me numrin e vogël i inspektorëve të punës. Me 1 qershor të këtij viti, Inspektoratin e Punës e kam gjetur me 31 inspektorë, duke u përballur nga ky realitet, unë kam vërejtur se mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, është tejet i mangët me këtë numër të inspektorëve, dhe si rezultat unë kam shpallur një konkurs të brendshëm në shërbimin civil për 27 pozita për inspektorë dhe nga ky konkurs kemi arritur t’i rekrutojmë vetëm katër inspektorë, dy në regjionin e Prishtinës dhe dy në regjionin e Gjakovës. Sido që të jetë me 35 inspektorë prapë numri është i vogël për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. Për vitin 2023 kemi planifikuar dhe buxhetuar edhe për 100 inspektorë të ri të punës, të cilët përgjatë vitit 2023 në faza të ndryshme do të shpallim konkursin dhe me angazhimin e këtyre 100 inspektorëve të ri, mbikëqyrja e ligjit do të jetë në një nivel më të mirë sesa që është tani. Në fakt Inspektorati i Punës ka nevojë edhe për më shumë se aq, por për vitin e ardhshëm i kemi të buxhetuar edhe 100 inspektorë të ri”, u shpreh ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Çmimi i naftës në nivelin më të ulët që nga fillimi i këtij viti

Published

on

Çmimet e naftës kanë rënë për rreth 5%, në nivelin më të ulët për tetë muajt e fundit, përderisa dollari ka arritur fuqinë më të madhe në dy dekadat e fundit.

Çmimet po bien mes frikës së inflacioni në rritje do t’i shtyjë ekonomitë e mëdha drejt një recesioni, kështu duke e shkaktuar uljen e kërkesës për naftë.

Sipas Reuters çmimet e naftës së papërpunuar në Teksasin Perëndimor kanë rënë në 78.4 dollarë, rreth 7% më pak se në fillimjavë.

Rënia e naftës është shënuar për katër javët e fundit radhazi, hera e parë që ndodh nga shtatori./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending