Connect with us

Featured

Gjashtë projekte të Ferzajt marrin përkrahjen e Ministrisë së Infrastrukturës

Published

on

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, përmes të cilës Ministria e Infrastrukturës përkrhaë këtë komunë në gjashtë projekte infrastrukturore.

Ministri Lekaj, pas nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit, e të cilat u japin përkrahje projekteve të komunës së Ferizajt, ka thënë se me anë të këtyre projektve synohet që të ndikohet në zhvillim ekonomik të qytetit dhe në lehtësim të jetesës së qytetarëve të Ferizajt.

“Sot është një ditë e veçantë si për kryetarin ashtu edhe për të gjithë banorët e komunës së Ferizajt, tashme nënshkruam marrëveshje për projekte që kanë një ndikim pozitiv për banorët e Ferizajt. Unë, sot zotohem këtu, para jush dhe para të gjithë qytetarëve të komunës, se Ministria e Infrastrukturës do të mbështet çdo projekt që ka impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve.  Ne do të krijojmë standarte që do t’iu përngjajnë edhe projekteve perëndimore të shteteve  të zhvilluara.  Nuk e vë në dyshim që kryetari i komunës, së bashku me bashkëpunëtorë, do t’i implementoi këto projkete në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që fjalën e dhënë publike do ta shprehim në punë, saktësi dhe përfundim të këtyre projekteve. Ministria e Infrastrukturës do të jetë mbështetje e fuqishme si për qytetarët e komunës së Ferizajit poashtu edhe për të gjithë qytetarët e të gjitha komunave në Kosovë “, deklaroi ministri Pal Lekaj.

Kurse kryetari Aliu duke e falenderuar ministrin Lekaj për mbështetjen e dhënë, tha se Ferizaj është i njohur për rritjen e numrit të banorëve dhe projekte si këto për të cilat u nënshkruan marrëveshje sot, do të kenë ndikim edhe në zhvillim ekonomik të Ferizajt.

“Marrëveshjet e bashkëpunimit të nënshkruara sot rreth projekteve që pritet të kryhen në komunën e Ferizajt, bëhet fjalë për gjashtë projekte të një rëndësie të veçantë. Ne kemi biseduar me ministrin dhe jemi dakorduar që me një dinamikë të shpejtuar t’i zhvillojmë këto gjashtë projekte që ishin pjesë e këtij memorandumi tashmë të nënshkruar. Ne poashtu biseduam me ministrin edhe për projekte të tjera, për  të cilat do t’i shikojmë mundësitë që edhe këto projekte të bëhen pjesë e këtij memorandumi në të ardhmen. Ministrin e njoftuam edhe për kërkesat në rritje nga qytetarët për zgjerim të infrastrukturës në komunën tonë pasi siç dihet Ferizaj shquhet për rritje të numrit të popullsisë dhe projekte të tilla sigurisht se kanë impakt pozitiv si në zhvillimin ekonomik poashtu edhe në jetën e gjithë qytetarëve“, tha kryetari Aliu.

Gjashtë ditës së sotme, ministri i Infrastruktures Pal Lekaj, vizitoi edhe  komunën e Shtimes, ku u prit nga kryetari Naim Ismajli, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Shtimes. Ministri Lekaj e ka siguruar  kryetarin Ismajli se Ministria e Infrastrukturës do ta përkrahë komunën e Shtimes, sikurse edhe komunat tjera të vendit. Lekaj ka thënë se kjo komunë do ta ketë vëmendjen e duhur të ministrisë dhe se do të përkrahet fuqishëm në projektet infrastrukturore.

Ndërsa, kryteari i Shtimes, Naim Ismajli, e ka falenderuar ministrin Pal Lekaj dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të komunave me institucionet qendrore, në këtë rast me Ministrinë e Infrastrukturës. Kryetari Ismajli e ka njoftuar ministrin Lekaj për projektet që janë në fazën fillestare të projektimit dhe për ato që janë në realizim e sipër. Kryetari Ismajli e shoqëroi ministrin Lekaj edhe në ambientet e reja të aneksit të komunës, ku edhe e ka njoftuar për reformat dhe impelementimin e projektit e-komuna, i cili do të fillojë së shpejti.

Marrëveshjet Ministrisë së Infrastrukturës me komunat, janë duke u realizuar në kuadër të kornizës së bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës me komunat në projektet e tyre infrastrukturore.

 

 

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending