Connect with us

Infrastrukturë

SHBA do të sigurojë të paktën 15 miliardë metra kub gaz deri në fund të vitit për Evropën

Published

on

Bashkimi Europian do të shpallë arritjen e një marrëveshjeje të re sipas të cilës do të rrisë sasinë e gazit natyror që do të marrë nga Shtetet e Bashkuara, për të zëvendësuar importet ruse.

Sipas Reuters, SHBA do të sigurojë të paktën 15 miliardë metra kub gaz deri në fund të vitit për Evropën.

Shtetet europiane po përpiqen me çdo mënyrë që të ulin varësinë nga gazi rus, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës. BE është zotuar të ulë me 2/3-t furnizimin me gaz rus deri në fund të vitit, përmes importit nga shtete të tjera dhe rritjes së përdorimit të energjisë së rinovueshme., raporton A2news.com.

Marrëveshja pritet të shpallet nga Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen këtë të premte, pas një dite të ngjeshur me tre samite, të NATO-s, BE-së dhe G7-s.

Agresioni i Rusisë, që është njëkohësisht edhe furnizuesi më i madh me gaz i Europës, ka sjellë rritje të çmimeve në nivele rekord në të gjithë kontinentin, përfshirë edhe Shqipërinë. Me zëvendësimin e gazit rus me atë amerikan, shtetet e BE do të kenë rrugë të lirë për të vendosur embargo ndaj gazit dhe naftës ruse, diçka që Shtetet e Bashkuara e kanë bërë tashmë.

Ndryshe nga gazi rus, që vjen në Europë përmes tubacioneve, gazi amerikan transportohet përmes Atlantikut në formë të lëngshme, me anije./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Fillon konferenca ‘Fortmed 2024’ në Universitetin Politeknik të Tiranës

Published

on

Konferenca Fortmed 2024 nisi sot në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Fortmed është një Konferencë Ndërkombëtare mbi Fortifikimet e bregut të Mesdheut. Ky është edicioni i shtatë i këtij eventi, i cili, duke nisur nga Tetori 2015, është zhvilluar në Valencia, Firenze, Alicante, Torino, Granada dhe Pisa.

Ky edicion i Konferencës Fortmed është organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Università di Pisa, Università degli Studi di Firenze dhe Universitat Politècnica de Valencia (UPV), dhe është mbështetur nga Istituto Italiano di Cultura, Ministria e Kulturës and Qendra Muzeore Durrës.

Continue Reading

Infrastrukturë

Miratohet kredia për hekurudhën Vorë – Hani i Hotit

Published

on

Marrëveshja u nënshkrua në shkurt të këtij viti, ndërkohë që pas miratimit nga Këshilli i Ministrave ajo do të duhet të kalojë në Parlament për të hyrë në fuqi.

Sipas të dhënave të bëra publike më herët, kredia e BERZH kap vlerën e 98.75 mln euro, ndërkohë që kosto totale për rehabilitimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit përllogaritet në 373.15 mln euro.

Struktura e financimit për këtë projekt ndahet midis kredive të dhëna nga BERZH dhe Banka Evropiane Investimeve, një granti të Bashkimit Evropian dhe mbulimit të TVSH-së nga buxheti i shtetit.

Granti i BE-së kap vlerën e 137.9 mln euro, ndërsa kredia e BEI, 120 mln. Tashmë, edhe me këtë të fundit është nënshkruar marrëveshja e huasë, teksa ngjashëm me kredinë e dhënë nga BERZH ajo duhet të kalojë në qeveri e më pas në Parlament për t’i hapur rrugë disbursimit.

Kjo linjë hekurudhore përshkon ultësirën perëndimore me stacione në Vorë – Mamurras – Laç – Milot – Lezhë – Shkodër – Koplik – Hani i Hotit, ku bëhet dhe lidhja me Malin e Zi.

Komuniteti i Transportit ka vlerësuar se rehabilitimi i saj do të sjellë një sërë përfitimesh në drejtim transportit të pasagjerëve, mallrave, por edhe mjedisit.

Edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si një nga kreditoret e projektit e vë theksin te përfitimet mjedisore dhe sociale, që do të sjellë zbatimi i tij. Gjatësia e kësaj linje hekurudhore është 120 kilometra./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inteligjenca Artificiale do të revolucionarizojë ndërtimin!

Published

on

Caterpillar, prodhuesi kryesor në botë i pajisjeve të ndërtimit ka parashikuar se është “duke ndjekur në mënyrë aktive” Inteligjencën Artificiale (AI) për të përmirësuar rezultatet e biznesit për veten dhe klientët e saj.

Nga kompania deklaruan se, si shumica e prodhuesve, programet e saj të avancuara kompjuterike dhe kompjuteri në cloud i lejojnë inxhinierët e saj të përfundojnë punën në një pjesë të kohës që merrte më parë dhe se po përfshin AI në procesin e zhvillimit të produktit të saj.

“AI është teknologji që mund të mësojë, përshtatet dhe të marrë vendime duke përpunuar dhe mësuar nga të dhënat, duke simuluar funksionet njohëse njerëzore si arsyetimi dhe zgjidhja e problemeve”, thotë shefi dixhital dhe nënkryetari i lartë dixhital Cat, Ogi Redzic.

“AI përfshin disa nënfusha si mësimi i makinerive, mësimi i thellë dhe AI gjeneruese (GenAI) – që tërheq vëmendjen më të madhe.”, shtoi ai.

Mësimi i makinerive mund të përkufizohet si aftësia e kompjuterëve për të mësuar nga përvoja dhe për të marrë vendime ose parashikime bazuar vetëm në të dhënat. Caterpillar jep shembullin e përdorimit të mësimit të makinerive në fushën e monitorimit të gjendjes – një grup teknologjish që tregtarët Cat përdorin për të zbuluar dhe identifikuar problemet dhe për të rekomanduar shërbimin ose mirëmbajtjen bazuar në të dhënat nga vetë makina./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending