Gati 10 mijë euro jep Ministria e Financave për këtë tender

0

Mbi 9 mijë euro po planifikon t’i shpenzoj Ministria e Financave për ngjyrosjen e hapësirave të brendshme, furnizim e montim të laminatit në objektin që po shfrytëzohet nga kjo ministri, raporton Ndërtimi.info

Sipas njoftimit të hapjes së tenderit parashihet të bëhet lyerja e hapësirave të brendshme të objektit në sipërfaqe 2500 metra katror. Si dhe hapësira prej 600 metra katror të bëhet me laminat.

Si kusht për lidhjen e kontratës është vënë vlera e sigurisë së ekzekutimit 10 për qind të vlerës së  kontratës.

Edhe ky tender, kriter kryesor për dhënien e kontratës është kompania me çmimin më të ulët.