Aktuale
FSK Humanitare – trason 1 kilometër rrugë vullnetarisht [foto]
Me kërkesën e udhëheqjes së Kuvendit Komunal të Parteshit dhe pas vlerësimit nga Departamenti për Bashkëpunim Civil-Ushtarak (DBCU), me mbështetjen e MFSK-në, është realizuar projekti humanitar në zgjerimin dhe trasimin e rrugës të fshatit Pasian me gjatësi mbi 1 mijë metra dhe gjerësi 5 metra.
Projekti është realizuar nga Batalioni i xhenios i Brigadës së Mbështetjes Operacionale të FSK-së, nga data 3 deri 12 korrik, në ndihmë komunitetit serb të këtij fshati.
Kjo rrugë do t’u mundësojë qarkullimin më të lirshëm të banorëve për nevojat e tyre, pasi komuna e Parteshit nuk ka mjete për realizimin e shumë projekteve dhe është cilësuar e nevojshme që t’u dalë në ndihmë këtyre banorëve.
Ky projekt si dhe projektet e tjera të realizuara nga FSK-ja, janë falë bashkëpunimit të mirë që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me të gjitha komunat në nivel të Republikës së Kosovës.
-
Infrastrukturë1 day ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë1 day ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Infrastrukturë24 hours ago
Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren
-
Infrastrukturë1 day ago
Banorët protestojnë gjatë fillimit të punimeve të rrugës Kijevë-Dollc
-
Infrastrukturë3 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!
-
Infrastrukturë22 hours ago
Rruga Kijevë – Dollc, jepen zotime se do të kryhen brenda afatit
-
Infrastrukturë1 day ago
Mes protestave nisin punimet e rrugës Kijevë-Dollc
You must be logged in to post a comment Login