Aktuale
Frangat milionëshe që vijnë nga Zvicra në Kosovë
Zvicra është gjithkund në Kosovë. Madje, disa shtëpi në vend mbajnë flamurin e Zvicrës. Gjatë verës në rrugët e Kosovës shihen shumë vetura të regjistruara në Zvicër, raporton sot gazeta zvicerane Blick.
Zvicra, përmes kosovarëve që jetojnë në këtë shtet, ndihmon dhe kontribuon për Kosovën.
Pothuajse 200 mijë kosovarë jetojnë në Zvicër, ose thënë ndryshe 10 për qind e popullsisë së Kosovës. Ata dërgojnë rreth 175 milionë frang në vit drejt Kosovës, raporton Blick. Jo zyrtarisht, kjo shumë mund të jetë edhe më e madhe.
Ndërkaq, kompanitë zvicerane investojnë rreth 65 milionë frang çdo vit në Kosovë.
“Investitorët zviceran janë burimi kryesor i investimeve direkte në Kosovë”, konfirmon Ambasada e Kosovës në Zvicër.
Siç shkruan Blick, 200 kompani zvicerane janë të vendosura në Kosovë që nga viti 2003.
Së paku 100 mijë vizitorë nga Zvicra vijnë në Kosovë për çdo vit. Rreth 150 persona fluturojnë përmes avionëve çdo vit nga Zvicra në Kosovë.
-
Infrastrukturë1 day ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë1 day ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë1 day ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë1 day ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Aktuale21 hours ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë1 day ago
Kosova rangohet lartë në Europë për madhësinë e sektorit të ndërtimit
-
Infrastrukturë1 day ago
Cilësia e punimeve për ndërtimin e parkut linear në Prishtinë jashtë rregullave të Komunës!
-
Infrastrukturë1 day ago
Prezantohet një plan i ri në Bazel për banim të përballueshëm
You must be logged in to post a comment Login