Connect with us

Aktuale

“Formimi i asociacioneve nuk zgjidhin problemet e pakicave!”

Published

on

Shkruan: Refik Hasani

Kosova përbëhet edhe nga pakica kushtetuese tjera , por që nuk kan komuna asnjë prej tyre. Prandaj në Kosovë do të ishte më funksionale që të gjitha Komunitetet të kenë Këshilla Nacionale për: Romë, Ashkali, Egjiptian. Boshnjak , Turq, Goran, Malazias dhe Serbë.

Asociacioni i formuar dhe nënshkruar më datën 25 gusht të vitit 2015 nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Isa Mustafa dhe nga homologu i tij Serb z.Aleksandër Vuçiq në Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregullimin e të drejtave për pakicat nacionale.

Nga e kaluara historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe të opinionit të gjerë e mbi të gjitha nga gjendja faktike e pakicës serbë me pesë për qind, nuk është dashur të formohet fare asociacion i Komunave Serbe në Kosovë pasi në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat.

Marrim shembull Maqedonia nuk ka formuar Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse këtë Republikë e përbëjnë afër gjysma e popullatës dhe po ashtu gjysma e Komunave udhëhiqen nga Shqiptarët.

Pastaj vazhdojmë Republika e Malit të Zi nuk ka të formuar Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse në këtë Republikë ish-Jugosllave më shumë kemi shqiptarë në përqindje se që ka realisht pakicë serbe në Kosovë dhe sipas statistikave 35 për qind e përbëjnë serbët këtë Republikë dhe nuk gëzojnë asnjë asociacion. Edhe Republika e Kroacisë nuk ka të formuar bashkësi të Komunave Serbe edhe pse në këtë shtet kishte përpjekje dhe kërkesa nga Serbia të formohet Krahina e Kninit në fillim kur ky shtet shpalli pavarësinë nga RSFJ-ja.

Vetëm Bosnja e Hercegovina është ndarë dhe është krejt jo funksionale në Republikën Sërpska dhe në Konfederatën Boshnjako-Kroate sipas marrëveshjes të mbajtur Dejton në vitin 1995 .

Shtete me të cilat kufizohet Kosova dhe shtete e tjera të Gadishullit Ballkanik dhe të Evropës lirisht mundë të themi janë më multietnike se sa që është Kosova dhe nuk janë me asociacion të Komunave që udhëhiqen nga pakicat me pesë e shtatë për qind .Nëse është dashur të formohet Asociacione, rajone, Krahina e të federalizohet është Serbia duke u bërë me Parlament dy dhomësh, pasi ka rajone e Krahina që ishin dalluar jo vetëm në ish ngrehinën e quajtur Jugosllavi por edhe më herët, si:

– Vojvodina,

– Sanxhaku,

– Medvegja, Bujanoci dhe Presheva dhe

– Rajoni i banuar me bullgarë.

Serbia ka kërkuar për bashkëkombasit e vetë asociacion kurse për rregullimin e tij të brendshëm edhe pse është shumë më multinacional se askush jo vetëm në ish-Federatën Jugosllave por në Evropë përmes njëzetë e një Këshillave Nacionale e ka , “zgjidhur çështjen e pakicave”.

Në Republikën e Kosovës është dashur Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo asociacion vetëm të pakicës Serbe./Media Ndërtimi.

Aktuale

Energjia Elektrike pritet të shtrenjtohet sërish

Published

on

Mosekzekutimi i subvencionit prej 100 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës para pak muajve tash mund t’i kushtojë Kosovës deri në 5 milionë euro në ditë import, ose mund të sjellë shtrenjtim të energjisë.

Kosovarët prej ditësh po përballen me reduktime të energjisë elektrike. E që të kjo të parandalohej, Zyra e Rregullatorit kishte propozuar një subvencionim prej 100 milion eurosh nga shteti i Kosovës.

Këto mjete qeveria i ndau që të blihet energji më e lirë, por që nuk u ekzekutuan asnjëherë.

Nga KEDS thonë se edhe në rast se kjo ndodhë, tash është vonë.

Viktor Buzhala, zëdhënës në këtë kompani, paralajmëron se Kosova mund të paguajë shifra marramendëse për import të rrymës muajve të dimrit.

Nga Shoqëria Civile thonë se mos ndarja e mjeteve për energjinë nga Qeveria, do të mund t’iu kushtojë kosovarëve me rritje enorme të tarifave të rrymës.

Në këto ditë  vendi ka prodhuar afër 120 mega vat në orë më pak sesa nga kërkesa e konsumatorëve.

Continue Reading

Aktuale

AKP shpalli shitjen e re të aseteve përmes likuidimit nr. 58 

Published

on

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.58. Lista e tenderëve për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban 40 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim nr.58 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 7 shtator 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull.

Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Bashkëlidhur (si më poshtë) gjeni shtegun me  listën e aseteve të tenderuara në këtë valë të shitjeve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Reagon “Prishtina Parking” për kontratën prej 750 mijë euro

Published

on

Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” SH.A. sqaron opinionin publik rreth disa shkrimeve dhe reagimeve të aktivistëve politikë lidhur me vazhdimin e kontratës “Shërbime për Menaxhimin e Parkingjeve”, ku vlera indikative për 36 muajt e ardhshëm është 750,000.00€ (shtatëqind e pesëdhjetë mijë euro).

Ndërmarrja sqaron se kjo nuk është shuma që do t’i paguhet Operatorit Ekonomik, por në bazë të kontratës së nënshkruar, Ndërmarrja do t’i paguajë kompanisë 15 % të të hyrave për çdo shërbim që kryen kompania e kontraktuar nga Ndërmarrja.

Ta zëmë, nëse Operatori Ekonomik kryen shërbime nga të cilat Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” inkason 100€ (njëqind euro), nga kjo shumë 15 % e të hyrave (15€) do t’i marrë kompania e kontraktuar për të kryer shërbimet.

Gjithashtu në bazë të kontratës së nënshkruar, Operatori Ekonomik ka për obligim të furnizojë stafin me pajisje elektronike si telefona dhe printer digjital, ndërtimin e një server room, vijëzimin e të gjitha parkingjeve në të gjitha lagjet e Prishtinës, vendosjen e tabelave vertikale, mirëmbajtjen e sistemit, si dhe trajnimin e stafit për përdorimin e sistemit.

Është me rëndësi të theksohet se kompania e kontraktuar ka krijuar softuerin dhe tre aplikacione: aplikacioni ku palët paguajnë me sms, aplikacioni për banorët rezident si dhe aplikacioni për smart phone, ku për to është investuar një shumë e konsiderueshme e mjeteve nga kompania e kontraktuar.

Prishtina Parking me punën dhe angazhimin e treguar është shndërruar në një Ndërmarrje model në vend, andaj çdo tentim për të prishur imazhin nga informata të pasakta të sponzorizuara që kanë dështuar të implementojnë sisteme të tilla, është i papranueshëm për ne.

Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” SH.A. fton mediat dhe qytetarët që për çdo informatë të drejtohen pranë zyreve të Ndërmarrjes dhe të mos publikojnë njëanshëm qëndrime nga individë politik.

Continue Reading

Trending