Featured
Fillon renovimi i Teatrit “Dodona”
Teatri “Dodona” në Prishtinë pritet të marrë pamje tjetër pas një periudhe të shkurt. Aty dje kanë filluar punët për renovimin e hapësirave të teatrit, ku prezent ishin kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtorin e Kulturës Besart Vllahinjën.
Ahmeti tha se ky Teatër ka rëndësi të veçantë për Komunën e Prishtinës, si teatër për fëmijë dhe si alternativë e Teatrit Kombëtar.
“Me këtë dëshirojmë që të hapim një etapë të re, me emërimin e bordit të ri drejtues, e shumë shpejt do ta kemi edhe konkursin për drejtor të këtij teatri. Ideja është që t’i shtojmë aktivitetet e ‘Dodonës’ dhe të lidhim bashkëpunime edhe me teatro tjerë. Do të ndërtojmë një trupë rezidente të aktorëve, më të madhe se që ka qenë deri tash, me ç’rast presim rritje të prodhimit nga ky teatër”, tha ndër të tjera Ahmeti, duke shtuar se “Dodonës” do t’ia rikthejnë namin që e ka pasur.
Drejtori për Kulturë, Besart Vllahinja, tregoi detaje të punimeve që do të kryhen, të cilat do t’i kushtojnë Komunës rreth 60 mijë euro.
“Me këtë projekt, planifikohet të rinovohet pjesa tek porta hyrëse e “Dodonës”, skena, salla, pjesa e sanitarisë si dhe çatia. Në kuadër të përmirësimit të kushteve të stafit, ne tashmë jemi duke e përgatitur rregulloren e re që do të del në diskutim publik shumë shpejt, përmes së cilës do të rritet kontrolli, transparenca dhe llogaridhënia për mjetet që inkasohen nga institucionet e kulturës”, theksoi Vllahinja.
-
Infrastrukturë2 days ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Infrastrukturë3 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Infrastrukturë3 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë1 day ago
Tenderi mbi 2.5 milionësh i “Prishtina Parking” ngjallë dyshime
-
Infrastrukturë2 days ago
Oligarku rus i sanksionuar më në fund shet aksionet në Strabag
-
Infrastrukturë24 hours ago
Ndahet grant mbi 8 milion euro për 11 Komuna
-
Infrastrukturë1 day ago
Mbahet takimi i radhës i grupit punues për Qendrën Historike të Prishtinës
You must be logged in to post a comment Login