Aktuale
Fillon ndërtimi i rrugës që lidhë Ferizajn, Suharekën dhe Shtimen
Gjatë ditës së sotme është bërë inaugurimi i rrugës e cila i lidhë Komunën e Ferizajt me atë të Shtimes dhe Suharekës, nëpërmes rrugës Qafë Duhël-Topillë-Grajçevc- Papaz, segmenti Topillë. Nën praninë e Ministrit të Infrastrukturës Lutfi Zharkut si dhe dy kryetarëve të komunave përkatëse, kryetarit të Shtimes Naim Ismajli dhe atij të Ferizajit Muharrem Sfarça është vënë edhe gur themeli i fillimi të këtij projekti.
Pas inaugurimit të fillimit të këtyre punimeve ministri Zharku mes të tjerash theksoi: ”Në Komunën e Shtimes janë duke vazhduar edhe projekte të tjera, sipas memorandumit të nënshkruar gjatë këtij viti e ku hyjnë zgjerimi i rrugëve në hyrje të këtij qyteti në vlerë prej 400 mijë euro. Këto investime që po realizohen nga Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Infrastrukturës, janë në të mirë të qytetarëve të kësaj Komune, që t’u mundësohet një zhvillim më i mirë i bizneseve, të kësaj ane”.
E në anën tjetër kryetari i Shtimes Naim Ismajli ka treguar se kohë më parë projekti për këtë rrugë lidhëse mes këtyre dy komunave ka qenë një projekt gjigand e i cili ka mundur vetëm të imagjinohet. Ismajli ka shpalosur edhe detaje të tjera lidhur me të mirat që do të sjellë kjo rrugë për qytetarët.
“Ky projekt më herët ka mundur vetëm të imagjinohet, dhe ishte identifikuar si projekt me prioritet, me interes për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë si dhe turizmin malor në këtë anë. Me asfaltimin e kësaj rruge banorëve të këtyre fshatrave do t’ju jepet mundësia që maksimalisht të shfrytëzojnë pronat e tyre” shtoi më tutje ai.
E kryetari i Ferizajt Muharrem Sfarça ka sqaruar rëndësinë që kjo rrugë ka jo vetëm për qarkullimin rrugor, por edhe për ndikimin e drejtpërdrejtë të cilin e ka në bujqësi dhe blegtori.
Këtë projekt do ta financoi Ministria e Infrastrukturës. Rruga ka një gjatësi rreth 8.2 kilometra, me gjerësi prej 5 metra si dhe me sinjalizimin horizontal dhe vertikal. Projekti kap vlerën prej 760 130.49 Euro.
-
Infrastrukturë2 days ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim3 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale3 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Aktuale3 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë1 day ago
Tenderi mbi 2.5 milionësh i “Prishtina Parking” ngjallë dyshime
You must be logged in to post a comment Login