Arkitekturë
Fillon faza e fundit e rregullimit të Sahat Kullës në Gjilan
Ka rifilluar faza e fundit e rregullimit të Sahat Kullës në Gjilan, projekt i cili po realizohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëfinancim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Komuna e Gjilanit dhe MKRS-ja do të përfundojnë punimet në trupin dhe ambientet përreth Sahat Kullës, shkruan Ndertimi.info.
Punimet për ndërtimin e sahat kullës për të cilën pati pakënaqësi se u shfrytëzua edhe si banjo publike, filluan me 5 korrik 2010. Lartësia e saj arrin afro 30 metra ndërsa gjerësia është 3.80 metra. Ajo është e ndërtuar nga materiale si betonarmë, gur, blloqe të pjekura dhe është e mbuluar me tjegulla.
Sahat kulla e mëparshme thuhet se është ndërtuar pas ardhjes së familjes Gjinolli në Gjilan. Kjo familje thuhet se erdhi nga Artana (ish Novobërda) në Gjilan, rreth vitit 1750.
“Ky projekt është shumë i rëndësishëm sepse e kthen memorien e trashëgimisë kulturore të rrënuar të Gjilanit nga sllavokomunistët dhe regjimet e kohës”, ka shkruar në Facebook kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë1 day ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim3 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale3 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Aktuale3 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë2 days ago
Oligarku rus i sanksionuar më në fund shet aksionet në Strabag
You must be logged in to post a comment Login