Connect with us

Aktuale

Ferizaji nuk ka të ndalur, OSHP i anulon edhe një tender

Published

on

Komuna e Ferizajt ia “huq” tenderëve. Tani bëhet fjalë për tenderin “Asfaltimi i rrugës Rahovic-Kishnapole, Komuna e Ferizaj-projekt tre vjeçar”, shkruan Ndërtimi.info

Këtë projekt Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) i ka anuluar komunës dhënien e kontratës për këtë tender. Kjo pasi që eksperti shqyrtues pas ankesës që kishte marr nga kompania N.T.Sh “Dino” Sh.P.K. ku bazuar në konstatimet e cekura në ekspertizë mendon që Ferizaj lidhur me këtë tender nuk ka respektuar në tërësi dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik.

Bazuar në këtë eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ta anuloj vendimin e AK-së për dhënie të kontratës. Ndërsa ankesën e operatorit ekonomik ankues ta aprovoj si të bazuar dhe njëherit ky aktivitet i prokurimit të rivlerësohet.

Ndërsa, kompania ankuese kishte pretenduar se AK ka bërë shkelje të dispozitave të nenit 1, 6, 7, 59 dhe 72 të LPP-së.

“Ju drejtohemi me binde të madhe sepse jemi të mendimi se është shkelur  procedura e rregullt e vlerësimit të ofertës sonë, meqenëse jemi njoftuar lidhur me eliminimin me arsyetimin se “nuk është vulosur dhe nënshkruar paramasa”. Sepse AK ka vepruar në kundërshtim me nenin 59-të pika 4, duke eliminuara për një gabim minor me vetë faktin se oferta jonë ishte një ndër ofertat më të lira dhe e përgjegjshme pasi që për të njëjtin gabim rregullon neni 59 pika 4 (devijimi i vogël) i LPP”, është shkruar në vendimin e ankesës së drejtuar Gjykatës së Tenderëve.

Tutje ankuesi në ankesë kishte paraqitur atë vënia kriter e AK për vulosje dhe nënshkrim të përmasës e ka bërë vetëm për ta eliminuara nga gara kompaninë e tyre. Një praktikë e tillë sipas ankuesit është bërë për të parën herë.

“Po ashtu duke u bazuar në atë se paramasa është dokument prodhuar nga ana e AK ndërsa e njëjta është e plotësuar me përkirëri të plotë në gjitha pozicionet, si dhe çmimi total i ofertës sonë është vendosur në formularin e tenderit dhe është nënshkruar dhe vulosur nga ana jonë  si OE dhe si %len të theksohet se në asnjë formë nuk mund të përdoret si kriter i vlerësimit nënshkrimi dhe vulosja e përmasës. Kjo praktikë është hera e parë e praktikon AK ndaj nesh pasi që qëllimi i tyre thelbësor është vetëm për të kërkuar diçka apo për tu thirrur që oferta jonë të eliminohet sepse ishte oferta e përgjegjshme me çmimin më të ulët”, thuhet më tej në ankesën që kishte bërë ky operator.

Pas qasjes në dokumente zyrtare, përfaqësuesit N.T.Sh “Dino” Sh.P.K. kishin vërejtur se as operatori ekonomik i cili kishe ofertuar me këtë tender nuk ka nënshkruar përmasën.

“Duke u bazuar në atë se gjatë qasjes në dokumente zyrtare kemi vërtetuar se AK ka vepruar në kundërshtim me nenin 7 parg.1,2,3 dhe 6 pasi që e njëjta mangësi ekziston edhe në ofertën e OE të rekomanduar për kontratë sepse anëtari i koncorziumit nuk e ka të vulosur dhe nënshkruar nga ana e tij paramasën ku dihet se në rastin kur ofertohet si koncorzium të gjithë dokumentet duhet të jenë të nënshkruara nga grupi i koneorziumit. Njëherit oferta OE të rekomanduar për kontratë kemi vërtetuar gabime edhe më të mëdha se arsyeja pse ne jemi eliminuar dhe kjo na bënë të bindur se qëllimi i AK ka qenë vetëm eliminimi jonë”, shkruhet në ankesën, përcjellë Ndërtimi.info

 

 

Aktuale

USAID dhe Agjencia Kadastrale diskutojnë çmimet e shitblerjes dhe vlerësimet e pronave

Published

on

Në një takim të përbashkët në zyrat e USAID-it në mes të përfaqësuesve të USAID-it, Agjencionit Kadastral të Kosovës, Ministrisë së Financave përkatësisht Departamentit të Tatimit në Pronë dhe përfaqësuesit nga shoqata e vlerësuesve privat të pronës u diskutua lidhur me publikimin e çmimeve të shitblerjes dhe vlerësimet e pronës.

Në këtë takim u diskutua modalitetet e publikimit të këtyre të dhënave duke krijuar një aplikacion ku do të kenë mundësi përmes telefonit të marrin të dhënat për njësitë kadastrale në rastin kur çmime të shitblerjeve dhe duke marr të dhënat mbi vlerësimin e pronës për qëllime të tatimit. Poashtu në rastin kur për njësi kadastrale të caktuara ka edhe të dhëna mbi vlerësimin nga vlerësuesit privat do të shfaqen edhe ato të dhëna.

Të gjithë qytetarët do të kenë qasje në këtë aplikacion pa pagesë dhe të gjitha palët e interesuara për qëllime të ndryshme për njësitë kadastrale ku do të rritet transparenca mbi të dhënat e çmimeve të shitblerjeve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Duan ta shesin për 1€ arin”, avokati denoncon AKP-në, Gjykatën e Komunën për tokën e vlefshme në Fushë Kosovë

Published

on

Është një copë toke mbi një hektar. I takon ndërmarrjes shoqërore “Slloga”. Para luftës ishte e destinuar për ndërtim, por dikush e shndërroi në tokë bujqësore. “Po duan që ta privatizojnë për një euro arin…e pastaj dikush ta shet 100 mijë një ari”, denoncon publikisht avokati që i përfaqëson ish-punëtorët e kësaj ndërmarrje. Insajderi sjell detaje nga zhvillimet për këtë ndërmarrje që sipas avokatit në këtë rast janë të përfshirë AKP-ja, Gjykata e Komuna e Fushë Kosovës.

Ish-kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimi (AKP), Blerim Rexha tri vite më parë ishte bërë lajm nacional me një deklaratë.

Pesë mijë ari tokë janë shitur nga një euro ari. E kam kundërshtuar këtë proces të privatizimit me këtë çmim mjaft të ulët. Ndërsa, në bord anëtarët me thoshin, ‘po të dhimbset toka e Kosovës?’. Andaj, kjo ka qenë një ndër arsyet e dorëheqjes”, pati deklaruar ai parak një komisioni hetimor të Kuvendit të Kosovës për privatizimet.

“Historia mund të përsëritet”, druan avokati Vehbi Halili i cili përfaqëson ish-punëtorët e ndërmarrjes shoqëror “Slloga”, me të cilët ka nisur një betejë ligjore, siç thotë ai, për të parandaluar një veprim të ngjashëm të AKP-së.

Toka për të cilën ai dhe ish-punonjësit e “Sllogës” po shtyhen nëpër gjykata me AKP-në gjendet në Fushë Kosovë, afër ndërtesës së kësaj komune.

Është një copë toke prej një hektarë e tetëmbëdhjetë ari. Siç thotë ai, tash iu ka mbetur vetëm përdorimi i atyre që quhen mjete të jashtëzakonshme në Gjykatën Supreme, që të mos lejohet që edhe kjo tokë të shitet lirë.

Nga tokë ndërtimore, në bujqësore – kush e bëri ndryshimin?

“Po duanë që ta shesin me një euro arin. Ndoshta edhe dy euro. Diçka që e kemi parë edhe më herët dhe pse gjykata po kërkon të provohet kjo, tashmë ky është fakt i njohur”, thotë avokati i ish-punonjësve të “Slloga”, Vehbi Halili në një prononcim për Gazetën Insajderi.

Ai ka treguar se kur u autorizua nga ish-punonjësit e kësaj ndërmarrje që të mbronte pronë e saj në Fushë Kosovë, gjeti që para luftës së fundit të vitit 1999, kjo tokë ishte e destinuar si tokë ndërtimore- që rrjedhimisht ia shton vlerën.

Me datë 6 shtator 2023, në Dhomën e Posaçme u deponua një propozim për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit lidhur me ndalesën dhe shitjen e pasurisë së patundshme nga neni 297, 306 lidhur me nenin 304 të LPK-së.

“Në këtë propozim theksohet se asetet e ndërmarrjes “Slloga” në Fushë Kosovë janë definuar për shitje si tokë bujqësore nga AKP, vendim ky i cili është në kundërshtim me provat materiale, të cilat i posedojnë punëtorët e kësaj ndërmarrje p.sh., nga vendimi i ashtuquajturit (iratit) d.m.th. tokës nga Komuna e Prishtinës në OSH “Slloga”, në Fushë Kosovë, i datës 1 gusht 1989 e regjistruar me datë 17 nëntor 1989, Akti i quajtur “Spisak Promena” për vitet 1989-1996, Komuna Kadastrale në Fushë Kosovë, vendimi nr. 452 dhe shenja 16369/21 i datës 15 shkurt 2012 në të cilin vendim shihet se të gjitha parcelat e O.SH “Slloga” në Fushë Kosovë janë toka ndërtimore si dhe libri nga arkivi i vitit 1966”, thuhet në padi.

Këto parcela të cilat tashmë i disponon AKP, sipas padisë  “pas lufte ishin regjistruar si toka bujqësore e jo siç kanë qenë toka ndërtimore në bazë të provave të i posedonte Agjencioni Kadastral i Fushë Kosovës, e një pjesë e konsiderueshme i mban të uzurpuara Komuna e Fushë Kosovës e qëllimi i tyre dhe i AKP-së është ndërrimi i destinacionit nga toka ndërtimore në tokë bujqësore, pra shitja si tokë bujqësore”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias hapet më 18 prill

Published

on

Ministria e Kulturës ka njoftuar për inaugurimin e instalacionit skulpturor “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës” të artistes Doruntina Kastrati dhe kuratores Erëmirë Krasniqi që sivjet përfaqësojnë Pavijonin e Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se të gjithë janë të ftuar të bashkohen në inaugurim.

“Hapja e Pavijonit të Kosovës për mediat mbahet më 18 prill 2024, ora 14:00, kurse inagurimi i Pavijonit të Kosovës në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias mbahet të enjten me datë 18 prill nga ora 15:00 në Museo Storico Navale della Marina Militare (në mes të hapësirave ekspozuese të Arsenales dhe Giardinit)”, njofton MKRS.

Më tutje thuhet se “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës” ka për komisionare Hana Halilajn dhe organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending