Connect with us

Infrastrukturë

Fasadat e xhamit janë “fajtori kryesor” për mijëra vdekje të shpendëve

Published

on

Nga xhami me model te rrjeta, këtu janë tetë mënyra për t’i bërë ndërtesat më miqësore me shpendët.

Sipërfaqet reflektuese janë “fajtori kryesor” për vdekjet masive të shpendëve sipas Melissa Breyer, një vullnetare që ka studiuar përplasjet e dritareve të shpendëve në qytetin e Nju Jorkut.

“Zogjtë nuk e kuptojnë konceptin e xhamit,” shtoi arkitekti Dan Piselli, drejtor i qëndrueshmërisë në studion e arkitekturës amerikane FXCollaborative, i cili ka punuar në reduktimin e goditjeve të shpendëve në disa ndërtesa të qytetit të Nju Jorkut.

“Ata nuk evoluan për t’u marrë me xhamin. Ata thjesht nuk mund ta shohin atë.”/Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Tirana, çmimet më të larta në rajon për apartamentet/2,545 euro për metër katror

Published

on

Qendra e Tiranës gëzon çmimet e banesave më të shtrenjta në krahasim me kryeqytet e tjera të vendeve të Ballkanit me një çmim prej 2,545 euro për metër katror.

Sipas “NUMBEO” që mat çmimet për produktetet e konsumit, por edhe për ato të shërbimeve, vetëm Beogradi gëzon vlerë më të lartë për sa i përket çmimeve të apartamenteve, shkruan Scan TV.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut Shkupi paraqitet si vendi me çmimin më të vogël, rreth 1900 euro, për të vazhduar me Prishtinën, Podgoricën e të tjera.

Tirana prej vitesh tani si një qytet i mbipopulluar nga shqiptarët dhe jo vetëm, ka njohur rritje konstante për sa i përket rritjes së çmimeve të banesave, ku në varësi të zonave “stampohet” dhe vlera e apartamenteve.

Rritja e kostove të ndërtimit, migrimi apo urbanizimmi dhe rritja e taksës janë disa nga faktorët kryesorë që pritet të vendosi rekorde të reja përgjatë vitit 2024,  për çmimin e banesave me një rritje që pritet të shkojë deri në 20% më shtrenjtë se vitin e kaluar.

Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se sektori i pasurive të patundshme ishte tregu ku ishin investuar paraja më e madhe ne krahasim me sektorët e tjerë.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar në sektorin e pasurive të patundshme janë investuar rreth 103.18 mln euro, me një vlerë totale përgjatë viit 2023 që shkon përafërsisht në 325.45 mln euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro

Published

on

Dy ditë më parë janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmenti Kijevë-Dollc (llotet 2,3 dhe 4).

Vlera e ktyre kontratave është 21 milionë euro. Punimet pritet të fillojnë brenda pak ditëve.

Kontratat e kompanive fituese të tenderit tashmë janë publike.

Në garë kanë qenë gjithsejtë 26 operatorë, shkruan Indeksonline.

Loti 1 do të ketë vlerën e 7.3 milionë eurove dhe do të ndërtohet nga Rukolli, Saba Belca dhe Elmazaj Konstruksion.

Loti 2 ka vlerë mbi 6 milionë euro dhe do menaxhohet nga Empreus, Jaha Compani, Premium, Toifor, NNT ABC SHPK dhe Metag Insaat Ticaret.

Loti 3 është me vlerë më të ulët me 5.4 milionë euro dhe do të punohet nga kompania Lika.

Loti 4 ka vlerën më të madhe me mbi 9 milionë euro. Kompanitë fituese janë Famis CO-HC, SH.A KIT-AK, Gradnje, KAG-Asphalt Company./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Nga 415 rrugë në Prishtinë, vetëm 9 mbajnë emra të grave

Published

on

87% e rrugëve në Prishtinë mbajnë emra individësh; megjithatë, vetëm 2% janë emëruar me emra të grave.

Nga 415 rrugë në Prishtinë, vetëm 9 mbajnë emra të grave.

Këto të dhëna janë siguruar nga iniciativa Mapping Diversity (platformë për zbulimin e fakteve kryesore rreth diversitetit dhe përfaqësimit në emrat e rrugëve në të gjithë Evropën).

Sipas Endrit Pllashnikut, që ka përpiluar tabelën, të dhënat tregojnë një hendek të theksuar gjinor në emërtimin evropian të rrugëve: mesatarisht vetëm 9% e emrave të rrugëve në kryeqytetet e listuara evropiane më poshtë nderojnë gratë.

Continue Reading

Trending