Connect with us

Auto

Fabrika gjermane e Tesla-s arrin prodhimin e 4,000 veturave në javë përpara afatit të parashikuar

Published

on

Fabrika e Tesla-s në Brandenburg tani po prodhon 4,000 vetura në javë, deklaroi kompania gjatë së hënës, dhe sipas një plani të prodhimit të siguruar dhe të rishikuar nga Reuters kjo ndodhi 3 javë përpara afatit të parashikuar.

Prodhimi nga fabrika për nga shifrat tani është një e treta e prodhimit të Model Y në Shangai, ku Tesla planifikoi të mbante një prodhim mesatar total prej 13,000 veturave Model Y në javë – rreth 1,000 njësi nën kapacitetin maksimal – dhe 7,000 njësi të tjera Model 3 në shkurt dhe mars, kjo sipas planit të prodhimit, transmeton Telegrafi.

Tesla po planifikonte që ta rriste prodhimin në Brandenburg në 4,000 njësi në javë nga 13 marsi dhe deri në mbi 5,000 të tilla deri në fund të qershorit.

Gjiganti amerikan arriti shifrën e 2,000 njësive në javë në tetorin e vitit të kaluar dhe shifrën e 3,000 njësive në muajin dhjetor.

 

Auto

Ford “tërheq” më shumë se 450,000 automjete për shkak të humbjes së mundshme të fuqisë lëvizëse

Published

on

Ford pritet “të tërheq” më shumë se 450,000 SUV dhe kamionçina kompakte në Shtetet e Bashkuara sepse mund të humbasin fuqinë e makinës si rezultat i një problemi të baterisë, tha në një alarm Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

Modelet e prekura përfshijnë SUV-të Ford Bronco Sport të prodhuara nga viti 2021 deri në 2024 dhe kamionçinat Ford Maverick të prodhuara nga viti 2023 deri në 2024, konkretisht në 456,565 njësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

NHTSA tha se Ford zbuloi se një “karikim i ulët” i baterisë mund të rezultojë në një “humbje të aksesorëve elektrikë si dritat e rrezikut, ose të shkaktojë humbje të fuqisë së makinës, duke rritur rrezikun e një përplasjeje”.

“Ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe kënaqësinë e klientëve tanë”, tha Ford në një deklaratë për CNN./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

BMW ka ndërtuar disa automjete me tinguj fenomenal.

Published

on

Por, me sa duket vetura e garave M3 GTR e viteve të 2000 mund të marrë “çmimin” për BMW-në me tingullin më të mirë në planet, përcjell Telegrafi.

Ndryshe nga M3 e gjeneratës E46 e cila fuqizohej nga gjashtë motorë, GTR përmban një motor V8 4.9 litërsh i cili jo vetëm që i dha modelit më shumë fuqi, por e bëri atë edhe të tingëllojë shumë më mirë.

Një video e shpërndarë së fundmi nga kanali në YouTube NM2255 shfaq serinë M3 GTR që fillimisht u pa në Mugello të Italisë. Ky model ende e ka motorin origjinal me tetë cilindra dhe transmision automatik me gjashtë shpejtësi.

Dhe është e sigurt të thuhet se ka tingullin më të mirë që keni dëgjuar ndonjëherë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Mercedes pasi anuloi modelin sedan Maybach, po dizajnon një tjetër automjet të veçantë sportiv

Published

on

Mercedes mund të ketë anuluar modelin e çuditshëm sedan Maybach, por me sa duket po dizajnon në një tjetër automjet të veçantë sportiv.

Raportohet se AMG po zhvillon një EV me katër shifra kuaj fuqi, model ky i cili do të prezantohet në vitin 2026, përcjell Telegrafi.

Supozohet se modeli i ri nuk lidhet me asnjë produkt ekzistues të Benzit, por do të mbështetet nga platforma e ardhshme AMG.EA.

Me madhësi sa Vision AMG, EV i ri do të jetë rival i Lotus Electre dhe modelit të ardhshëm elektrik të Porsche.

Është e paqartë se sa motorë do të ketë, mirëpo të paktën dy janë planifikuar pasi EV do të ketë sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat.

Modeli ende i paemëruar me sa duket do të jetë pasardhësi elektrik i AMG GT me katër dyer Coupe.

Ndryshe, thuhet se Mercedes tashmë po bën ndryshime edhe në fabrikën gjermane në Sindelfingen për të akomoduar prodhimin e SUV-ve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending