Connect with us

Aktuale

“Emaar Group” dhe Emiratet tërhiqen nga Porti i Durrësit, vjen një kompani tjetër për ta financuar projektin

Published

on

Pak orë pasi u publikua lajmi se “Emaar Group” dhe qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe janë tërhequr nga ndërtimi i Portit Turistik të Durrësit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u detyrua ta pranojë zyrtarisht se as kompania e njohur dhe as Emiratet nuk janë pjesë e projektit. Në vend të “Emaar Group”, një kompani 15.5 milidarë dollarë të ardhura, në portin e Durrësit, Mohamed Alabbar ka sjellë një tjetër kompani të tij, të regjistruar në ishujt Cayman, si kompani offshore.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i tha portalit Zoom.al se: “Ashtu siç edhe mund të jeni në dijeni nga eventi i realizuar me datë 16 Prill 2021 në Portin e Durrësit ku u prezantua publikisht Projekti Marina & Jahtet e Durrësit” (Durrës Yachts & Marina)” nga Z. Mohamed Alabbar, qeveria shqiptare në zbatim të Marrëveshjes “Mbi bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, ratifikuar në Shqipëri përmes Ligjit 145/2020, si dhe në përputhje me Planin Kombëtar Sektoral për Transportin Detar dhe Infrastrukturën Portuale ka ndërmarrë një sërë veprimesh në përgjigje të interesit të shprehur pranë Agjencisë Shqiptarë të Investimeve Strategjike, nga shoqëria “Symphony Real Estate Development sh.p.k”, për zhvillimin e Portit të Durrësit.

Shoqëria Symphony Real Estate Development sh.p.k e identifikuar me NUIS M11726006H zotërohet plotësisht nga subjekti “Symphony Invest Limited”, që në vetvete është pjesë e grupit të shoqërive të Z. Mohamed Alabbar, i cili prej vitesh është drejtues në kompaninë EMAAR. Subjekti propozues për ndërimin e këtij projekti është tërësisht privat dhe qeveria e UAE nuk ka aksione.

Pavarësisht sa më lart, risjellim në vëmendje se zbatim të Marrëveshjes “Mbi bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, ratifikuar në Shqipëri përmes Ligjit 145/2020, Zhvillimi i Portit të Durrësit është një nga tre projektet e dakordësuar nominalisht, për të cilat qeveritë janë zotuar që do të lehtësojnë dhe ndihmojnë subjektet e interesuar për investime të ndërsjellta”.

Siç shihet, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk e përmend më në asnjë rresht “Emaar Group”, duke pranuar, e zezë mbi të bardhë, se kjo kompani nuk është pjesë e projektit. Por nuk kuptohet nëse qeveria ka gënjyer prej fillimit apo gjërat kanë ndrysuhar rrugës.

Në korrik të vitit 2021, kryeministri Edi Rama publikoi maketin e Portit të Durrësit, duke thënë se ai ishte hartuar nga “Emaar Group”.  Edi Rama: “Mirëmëngjes dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë”.

Në muajin nëntor 2020, qeveria shqiptare dakordësoi një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për transformimin e hapësirës portuale të Portit të Durrësit.

Tani Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pranon se projekti do të ndërtohet si një “Joint Venture” mes kompanisë offshore të Alabbar dhe qeverisë shqiptare./Media Ndërtimi.

Aktuale

Agjencia Kadastrale e Kosovës po digjitalizon procesin për licencimin e gjeodetëve

Published

on

Për tu licencuar si gjeodet ose kompani gjeodezike në Republikën e Kosovës, aplikimi do të realizohet nëpërmjet eKosovës. Dje gjatë ditës para ekspertëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës u prezentua sistemi i zhvilluar nga Operatori Ekonomik në përkrahje nga GIZ-i gjerman, i cili planifikon të digjitalizojë komplet procesin e licencimit.

Në vazhdimësi të reformimit dhe ngritjes së nivelit të ofrimit të shërbimeve vjen edhe ky hap i rëndësishëm i cili do të iu thjeshtësojë dhe lehtësojë këtë proces për komunitetin e gjeodetëve në vend.

Ky sistem përveç që do të lehtësojë procedurën do të rris transparencën dhe do të krijojë dosje për secilin gjeodet që licencohet e ofron shërbime./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI

Published

on

Me kërkesë të avokatit Adnan Pacolli, i cili ishte në seancë si mbrojtës sipas detyrës zyrtare për të akuzuarin Begzat Musliu, është ndërprerë gjykimi i së mërkurës në rastin ku Musliu, si drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), dhe Naim Sallahu ish-drejtori i kompanisë “Sallahu” Sh.P.K., po akuzohen për korrupsion.

Në këtë rast Begzat Musliu akuzohet se jashtëligjshëm përpiloi një raport auditimi në favor të kompanisë “Sallahu”, ndërsa Naim Sallahu, ish-drejtori i kompanisë “Sallahu” Sh.P.K. akuzohet për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokati Pacolli kërkoi ndërprerjen e seancës me arsyetimin se nuk kishte mundësi që të përgatitej lidhur me këtë çështje për të mbrojtur të akuzuarin Musliu, pasi që edhe gjykimi ishte në fazën e marrjes në pyetje të deshmitarëve të mbrojtjes.

“E njoftoj gjykatën se nuk kam qenë i njoftuar me kohë, nuk kam pas mundësi që të përgatitem me shkresat e lëndës për këtë seancë. Kërkoj nga gjykata të shtyhet kjo seancë për një ditë tjetër”, tha avokati Pacolli.

Një kërkesë e tillë nuk u kundërshtua as nga prokurori i çështjes Bashkim Zeqaj, mirëpo i njëjti kërkoi nga Oda e Avokatëve të Kosovës që të sqaronte për prezencën e avokatit Pacolli për të mbrojtur të akuzuarin Musliu sipas detyrës zyrtare.

Më pas, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Avni Syla aprovoi propozimin e avokatit Pacolli, me arsyetimin se i njëjti nuk ishte njoftuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës që ishte caktuar avokat sipas detyrës zyrtare, por nga i akuzuari Musliu dhe se shkresat e lëndës i kishte marrë me vonesë nga avokati paraprak.

Ndër të tjera, gjykatësi Syla tha se gjykata lidhur me pengesën e cila u paraqit sot në seancë do t’i drejtohet OAK-së me shkresë për të kërkuar arsye pse nuk ishte njoftuar me kohë avokati Pacolli pasi që një pengesë e tillë e vononte punën e gjykatës.

Në këtë seancë, ishin të pranishëm edhe dëshmitarët Hysen Merovci dhe Shaban Krasniqi, ndërsa mungoi dëshmitarja Nexhibe Behluli, për të cilën gjykata lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Në Gjilan përurohet Porta e Monumentit të Heronjve të UÇK-së

Published

on

Në nder të një çerekshekulli nga Beteja e Zhegocit, është zbuluar Porta e Monumentit të Heronjve UÇK tek kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, tha se po përkujtojnë 25-vjetorin e Betejës së Zhegocit me një monument të madh për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një simbol i luftës për liri dhe pavarësi.

Sipas tij, ky monument, i vendosur në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan, shënon një moment të rëndësishëm për historinë e Kosovës dhe rezistencën e saj kundër dhunës së regjimit serb.

“Në këtë ditë rikujtojmë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është simbol i një rezistence të palëkundur për liri dhe pavarësi. Lufta e tyre është një histori e sakrificës sublime për të drejtat dhe vlerat e popullit të Kosovës. Luftëtarët e UÇK-së nuk u tronditën nga sfidat e pamëshirshme dhe vazhduan përpara me guxim dhe vendosmëri, duke lënë pas tyre një trashëgimi të idealizmit dhe përkushtimit ndaj lirisë”, tha Kushtrim Zeqiri.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, shtoi se ata e morën armën në dorë për të përballuar shtypjen dhe dhunën që i bëhej popullit të tonë. Pavarësisht rreziqeve të mëdha dhe sakrificave personale, ata vazhduan të luftonin me guxim dhe përulësi, duke refuzuar të dorëzoheshin para shtypjes dhe padrejtesise. Lufta e tyre ishte një kryqëzim i vlerave të guximit, dinjitetit dhe pavarësisë.

Ai më tej theksoi se me këtë monument, ndihen krenar, pasi që në qiellin e hapur të Kosovës, kjo simbolik do të lulëzoj përjetësisht përballë historisë së përjetshme të Kosovës, kjo është një shenjë e qartë e vendosmërisë së popullit për liri dhe pavarësi.

“Ky inaugurim është shenjë e një përkujdesje të vazhdueshme për dëshmorët dhe luftën e tyre për liri. Ky monument gjithashtu përforcon një ndjenjë përgjegjësie ndaj brezave të ardhshëm për të ruajtur dhe për t’u përkujdesur për trashëgiminë e tyre të fituar me aq sakrifica dhe vetëmohim”, tha drejtori Zeqiri.

Sipas tij, kjo ngjarje thekson rëndësinë e kujtesës dhe respektit për ata që dhanë jetën për vendin tonë. Ky monument gjithashtu bën thirrje për një angazhim të vazhdueshëm për vlerat e lirisë dhe demokracisë, për të cilat ata luftuan dhe sakrifikuan.

“Lavdi të rënëve për paqe, liri e pavarësi.

Nderime përjetësisht”, tha drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport.

Ndërsa ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se duke kujtuar ngjarjen e madhe të UÇK-së – Betejës së Zhegocit – vendosim që me shkronjat e arta të UÇK-së, simbolit me të cilin luftuan luftëtarët e lirisë, ta bëjnë nisjen e një inaugurimi të Portës së Heronjëve, e cila do të jetë hyrje për kompleksin e këtushëm memorial./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending