Connect with us

Gjykim

Eksperti i ndërtimtarisë thotë se Inspektorati veproi drejt ne rrënimin e ballkoneve të objektit në Fushë Kosovë

Published

on

Eksperti i ndërtimtarisë Lulzim Dema deklaroi se Inspektorati kishte vepruar teknikisht drejt kur kishte marrë vendim për ndalimin e punëve dhe rrënimin e ballkoneve të objekteve të “Princesha Construction”, të cilat kishin tejkaluar lejet ndërtimore.

Këtë deklarim, eksperti Dema e bëri në seancën e së mërkurës, teksa u përgjigj në pyetjet e trupit gjykues, rreth asaj se a ishin bërë lëshime të kompetencave nga inspektorët e ndërtimtarisë në rastin e zhvendosjes së pikave gjeodezike dhe tejkalimit të lejes së ndërtimit të objektit 1 dhe 2 nga “Princesha Construction”.

Në këtë rast, ish-drejtori i Inspektoratit në Komunën e Fushë Kosovës, Afrim Krasniqi dhe inspektoret e ndërtimit, Valbona Ferati, Doruntina Dumani dhe Mobere Hyseni, po akuzohen për dallavere me leje ndërtimore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Eksperti Dema, duke elaboruar ekspertizën, lidhur me pikat gjeodezike ka sqaruar se nga përvoja e tij, zhvendosja e këtyre pikave duke u bazuar në kushtet ndërtimore të Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, pasi që kishte lindur nevoja e shpronësimeve përballë rrugës, ishte dashur patjetër që objekti të zhvendosej përkundër që kishte leje ndërtimore.

Sipas tij, këto objekte në këtë kontest është dashur të barazohen në një vijë me objektet ndërtimore në vendshikim, e kjo sipas tij përcaktohet edhe me hartën zonale e cila iu jep të drejtën zyrtarëve që të veprojnë konform planit rregullativ të aprovuar nga Kuvendi Komunal në Fushë Kosovë.

Anëtarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyqi e pyeti se pas lëshimit të lejes me rastin e identifikimit të rrethanave të cilat kushtëzojnë ndryshimin në referim të lejes si mund të bëhet ky ndryshim.

Për këtë, eksperti Dema prezantoi një skicë para gjykatës duke sqaruar se në këto raste bazuar në shpronësimet që ishin në mes të rrugës, zhvendosja ishte bërë në mënyrë meritore për të ardhur në pozitë në një vijë me objektet tjera.

Dema tha se kjo leje ndërtimore është dashur të ndërrohet dhe të vendosen pikat e reja të koordinatave nga kjo zhvendosje.

Më pas, i pyetur nëse Drejtoria e Urbanizmit lëshon leje pa pasur të dhëna të sakta në teren, eksperti Dema tha se në këtë rast ishin lëshuar kushtet ndërtimore pa koordinatat e pikave të jashtme vektoriale të objektit.

Eksperti po ashtu sqaroi se objektet duhet të kenë koordinatat të caktuara nga gjeodeti, me rastin e fillimit të punës, për të cilat tha se kishin munguar ashtu që inspektorët në këtë rast kishin vërejtur se objekti nuk është në koordinata dhe në vijë me objektet e tjera.

I njëjti deklaroi se kishte ndikuar edhe numri i vogël i inspektorëve që investitori kishte kaluar lejen ndërtimore të dhënë dhe ballkonet e objektit në fjalë me objektin fqinj, kishin qenë jashtë rregullave dhe normave, ashtu që drejtori i Inspektoratit dhe inspektorët kishin marrë vendim për rrënimin e tarracave./Media Ndërtimi.

Gjykim

Dështon të nisë gjykimi në rastin e njohur si ‘‘Toka 2’’

Published

on

Për shkak se prokurorja Merita Bina-Rugova ndodhet jashtë vendit ka dështuar të nisë gjykimi në rastin e njohur si ‘‘Toka 2’’.

Këtë e deklaroi të premten, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Shadije Gërguri, e cila tha se prokurorja Bina-Rugova e ka njoftuar gjykatën me parashtresën e 29 prillit 2022 se ndodhet jashtë vendit nga 20 maji 2022 dhe se nuk ka mundësi që ta përfaqësojë çështjen penale, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Gjykimi do të vazhdojë për të akuzuarit Nexharije Hoti, Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu dhe Avni Maxhuni, të cilët akuzohen për “Krim të organizuar”, “Nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore”, “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, “Shpëlarje e parasë” dhe vepra të tjera.

Kurse, ndaj të akuzuarve Reshat Fetahu dhe Gani Ademi ka arritur parashkrimi absolut ndaj tyre për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ndërkaq, lidhur me mungesën e anëtarit të dytë të trupit gjykues, gjykatësit Arben Hoti, gjykatësja Gërguri tha se ai ka qenë i angazhuar me punë andaj e ka liruar që të mos jetë i pranishëm, duke pasur parasysh se nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e seancës gjyqësore.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 20 korrik 2022./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Komuna e Prishtinës mbron veprimet e inxhinierit Gëzim Ferizit që po akuzohet për keqpërdorim me lejet ndërtimore  

Published

on

Përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, avokati Bajram Dini, ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk e konsideron veten të dëmtuar në gjykimin për keqpërdorim me lejet ndërtimore, pasi sipas tij leja ndërtimore ishte lëshuar pasi që ishte bërë ndërrimi i pronës publike në atë private.

“Gëzim Ferizi kishte lëshuar leje ndërtimore, pasi ishte bërë nënshkrimi i kontratave mbi këmbimin e pronave dhe nga ajo që kemi arritur të kuptojmë i vetmi lëshim i vogël që ishte bërë në atë rast nga ana e Gëzim Ferizit, ka qenë lëshimi i lejes pa përfunduar regjistrimi në librat kadastral i ndërrimit të këtyre pronave. Prandaj, Komuna e Prishtinës konsideron se nuk është palë e dëmtuar dhe veprimet e këtu të akuzuarit nuk kanë ndikuar që e njëjta të jetë palë e dëmtuar”, ka thënë ai.

Një deklarim të tillë, avokati Dini e  ka thënë në seancën e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ku për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohet Gëzim Ferizi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktit akuzues, i akuzuari Ferizi kishte nxjerrë dy aktvendime të lejeve ndërtimore, por që pjesa tekstuale nuk përkonte me pjesën grafike.

Ndryshe, në këtë seancë është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit edhe ushtruesi i kallëzimit penal, Bujar Ajeti, i cili duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Dulina Hamiti ka deklaruar se ndaj të akuzuari Ferizi në vitin 2014 kishte ushtruar kallëzim penal.

Ai tha se kallëzim penal ndaj të akuzuarit Ferizi kishte ushtruar për shkak se për pronën për të cilën ishte lëshuar leja ndërtimore, ekziston kontest pronësor ndërmjet tij dhe Komunës së Prishtinës.

“Pjesa e rrugës e cila është në kontest pronësor mes neve dhe Komunës së Prishtinës, është jep leja për ndërtim të lartë, e kam fjalë për parcelën 741//14, e cila parcelë kadastrale gjendet në “Mati 1”, tha ai.

Sipas tij, ajo rrugë kishte qenë në emër të Komunës së Prishtinë, dhe ka qenë rrugë e pakategorizuar dhe ka shtuar se në atë rrugë publike ishte bërë ndërtim i lartë.

Pas kësaj, ai tha se kishte ushtruar ankesë në Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), kundër vendimit për dhënien e lejes për ndërtim dhe e cila ministri sipas tij kishte kthyer përgjigje që të dhënat në kadastër nuk korrespondojnë me gjendjen në terren.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të ngritur më 25 janar 2018, Gëzim Ferizi, në cilësinë e inxhinierit të arkitekturës në Drejtorinë e Urbanizmit në Prishtinë, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, me ç’rast Komunës së Prishtinës i kishte shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.

Sipas aktit akuzues, i akuzuari Ferizi kishte nxjerrë dy aktvendime të lejeve ndërtimore, por që pjesa tekstuale nuk përkonte me pjesën grafike.

Ai akuzohet se më 22 mars 2013, kishte përpiluar aktvendimin e parë të lejeve ndërtimore për ndërtimin e objekteve afariste në objektin “A” dhe “C” në lagjen “Mati 1”, në Komunën e Prishtinës, ku investitor në këtë objekt është Latif Brajshori.

Kurse, sipas aktakuzës, më 10 qershor 2013, kishte nxjerrë aktvendimin e dytë për lejen e ndërtimit për objektin “B”, po në këtë lagje, ku investitor është “NNH Morina Ib”./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Ish-inspektori i ndërtimit në Prizren dënohet me 14 muaj burgim

Published

on

Nexhmedin Musliu, ish-inspektor i ndërtimit në Prizren, është dënuar me 14 muaj burgim unik për dy vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi, i akuzuari Musliu për të dy veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare është dënuar me nga 8 muaj burgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më pas, ndaj të njëjtit është shqiptuar dënimi unik me burgim në kohëzgjatje prej 14 muaj burgim.

Gjykatësja Skenderi tha se, ky vendim i gjykatës ka ardhur pas analizimit të të gjitha shkresave të lëndës, deklarimeve të dëshmitarëve, provat materiale dhe ekspertizës së ndërtimtarisë.

Tutje sipas gjykatëses, i akuzuari si person zyrtar përgjegjësia e të cilit ka qenë zona “Qylhan” me veprimet e tij i ka sjellur përfitim investitorëve Isuf Alibajra dhe Shaqir Rrahmanaj.

Ndaj të akuzuarit është shqiptuar edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratë publike dhe shërbim publik në kohëzgjatje prej 2 vitesh, pas mbajtjes së dënimit.

Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes kësaj gjykate.

Me aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 26 nëntor 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu akuzohet për dy vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, duke mos ndërmarrë veprime i ka mundësuar Isuf Alibajrës ndërtimin e objektit me etazhitet B+P+2, ndërsa Kuvendit Komunal i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Musliu në prill të vitit 2017 e në vazhdimësi, në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka inspektuar punimet në rrugën “Edit Durham”, të filluara nga i pandehuri Shaqir Rrahmanaj, ku konstaton se i njëjti ka tejkaluar lejen ndërtimore nga B+P+2 në B+P+3, urdhëron ndalimin e punimeve dhe i jep afat pronarit për rrënim vullnetar të mbindërtimit.

Sipas aktakuzës, Musliu më 22 dhjetor 2017 sërish del në inspektim dhe konstaton se jo vetëm që nuk ishin ndërpre punimet, por tani objekti kishte etazhitet B+P+4 dhe ndërtim të shkallëve në pronë publike, mirëpo më pas vepron në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, duke mos ndërmarr veprime për ndalimin e punimeve dhe rrënim, duke u mjaftuar vetëm me inspektim dhe vërejtje formal.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, duke mos ndërmarrë veprime i ka mundësuar Shaqir Rramanajt ndërtimin e objektit me etazhitet B+P+4 dhe të uzurpojë pronën publike prej 10m2, ndërsa Kuvendit Komunal i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending