Aktuale
Ekonomia kineze humbet vrull – investimet shënojnë nivelin më të ulët
Kina publikoi një serë të dhënash zhgënjyese këtë javë, përfshirë rritjen më të ngadaltë të investimeve në 18 vite, duke treguar se ekonomia e dytë më e madhe në botë po fillon të humbasë vrull ndërkohë që kostot e huamarrjes po rriten.
Prodhimi i Fabrikave dhe shitjet me pakicë u rritën gjithashtu poshtë projeksioneve. Megjithatë, një rimëkëmbje e shitjes së pronave dhe sektorit të ndërtimit ka gjasa të mbajë ekonominë kineze në formë dhe brenda objektivave të Qeverisë.
Një fuqizimi i sektorit të ndërtimit ka rritur kërkesën dhe çmimet e lëndëve të para si çimentos dhe çelikut. Investimet në aktive fikse, një nga nxitësit kryesorë të ekonomisë së dytë më të madhe në botë u rritën me 7.8% në periudhën Janar-Gusht me bazë vjetore, që është norma më e dobët që prej viti 1999.
Rënia më e madhe erdhi në investimet në infrastrukturë, për shkak të tkurrjes së shpenzimeve fiskale të Qeverisë në 2 muajt e fundit. Prodhimi industrial u rrit me 6% në Gusht me bazë vjetore, që është norma më e dobët në 9 muaj.
Ekonomistët mbajtën vlerësimin për rritjen e ekonomisë kineze në 6.8% në tremujorin e tretë. Kjo do të bëjë që të arrihet objektivi i Qeverisë për të gjithë vitin prej 6.5%, edhe nëse ndodh ndonjë ngadalësim më vonë gjatë viti.
-
Infrastrukturë1 day ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale2 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Aktuale2 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë1 day ago
Oligarku rus i sanksionuar më në fund shet aksionet në Strabag