Connect with us

Aktuale

Edhe një dëshmitar në gjykimin për detyrim dhe falsifikim të dokumenteve rreth pronave të Fushë Kosovës

Published

on

Me dëshminë e dëshmitarit – të dëmtuarit Kujtim Tërnava, të hënën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka vazhduar gjykimi që po zhvillohet ndaj të akuzuarve për krim të organizuar, detyrim dhe falsifikim të dokumenteve, Arben Bashota, vëllezërit Osman dhe Sylejman Bajrami. Tre të akuzuarit në vitin 2019 ishin shpallur fajtorë, por ky aktgjykim ishte prishur nga Apeli.

Pas dëgjimit të dëshmitarit – të dëmtuarit Tërnava, me propozimin e të mbrojtësit të të akuzuarit Bashota, avokatit Ilir Hoxha, dëshmia e 22 dëshmitarëve është konsideruar e lexuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Publikimi i deklaratave të dëshmitarëve është ndaluar me aktvendim nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kujtim Krasniqi.

Seancat e radhës në këtë rast priten të mbahen më 11 dhe 12 nëntor 2021.

Ndryshe, më 6 maj 2019, tre të akuzuarit ishin shpallur fajtorë, ku për veprën penale të detyrimit, lidhur me veprën penale të bashkimit kriminal, i akuzuari Bashota ishte dënuar me 6 vjet burgim, Osman Bajrami ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa Sylejman Bajrami ishte dënuar me 3 vjet burgim.

Me rastin e shpalljes së aktgjykimit, trupi gjykues i kryesuar atëherë nga gjykatësi Arben Hoti, kishte bërë të ditur së kanë rikualifikuar veprën penale të  krimit të organizuar, për çka akuzoheshin të pandehurit nga PSRK-ja, në veprën penale “Detyrimi”, lidhur me veprën penale bashkim kriminal.

Mirëpo, ky aktgjykim është prishur nga Gjykata e Apelit, e cila kishte gjetur se dispozitivi i aktgjykimit është i paqartë dhe kontradiktor me vetveten, pasi që nga përshkrimi i veprimeve inkriminuese të të akuzuarve, nuk kuptohet me saktësi se për cilat veprimet konkrete të akuzuarit janë shpallur fajtorë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 gusht 2016, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, tre të akuzuarit së bashku me tani të ndjerin Ruzhdi Shaqiri, dhe me disa persona të tjerë të paidentifikuar, duke vepruar si grup kriminal në krye me të akuzuarin Bashota, gjatë periudhës kohore shumë vjeçare kishin kryer krime të rënda me qëllim të përfitimit financiar.

Në aktakuzë thuhet se të njëjtit, që nga viti 2004 kishin bërë presione të vazhdueshme në të dëmtuarit Murat Ternava, Hysen Shahini dhe Ismet Osmani, që ta lirojnë pronën kontestuese në sipërfaqe prej mbi 10 hektarësh e cila gjendet në Fushë-Kosovë, të cilën pronë e kishte marrë në shfrytëzim i dëmtuari Tërnava për 10 vjet nga KBI Ndërmarrja Shoqërore “Bujqësia”./Media Ndërtimi.

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Agjencia Kadastrale e Kosovës po digjitalizon procesin për licencimin e gjeodetëve

Published

on

Për tu licencuar si gjeodet ose kompani gjeodezike në Republikën e Kosovës, aplikimi do të realizohet nëpërmjet eKosovës. Dje gjatë ditës para ekspertëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës u prezentua sistemi i zhvilluar nga Operatori Ekonomik në përkrahje nga GIZ-i gjerman, i cili planifikon të digjitalizojë komplet procesin e licencimit.

Në vazhdimësi të reformimit dhe ngritjes së nivelit të ofrimit të shërbimeve vjen edhe ky hap i rëndësishëm i cili do të iu thjeshtësojë dhe lehtësojë këtë proces për komunitetin e gjeodetëve në vend.

Ky sistem përveç që do të lehtësojë procedurën do të rris transparencën dhe do të krijojë dosje për secilin gjeodet që licencohet e ofron shërbime./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI

Published

on

Me kërkesë të avokatit Adnan Pacolli, i cili ishte në seancë si mbrojtës sipas detyrës zyrtare për të akuzuarin Begzat Musliu, është ndërprerë gjykimi i së mërkurës në rastin ku Musliu, si drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), dhe Naim Sallahu ish-drejtori i kompanisë “Sallahu” Sh.P.K., po akuzohen për korrupsion.

Në këtë rast Begzat Musliu akuzohet se jashtëligjshëm përpiloi një raport auditimi në favor të kompanisë “Sallahu”, ndërsa Naim Sallahu, ish-drejtori i kompanisë “Sallahu” Sh.P.K. akuzohet për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokati Pacolli kërkoi ndërprerjen e seancës me arsyetimin se nuk kishte mundësi që të përgatitej lidhur me këtë çështje për të mbrojtur të akuzuarin Musliu, pasi që edhe gjykimi ishte në fazën e marrjes në pyetje të deshmitarëve të mbrojtjes.

“E njoftoj gjykatën se nuk kam qenë i njoftuar me kohë, nuk kam pas mundësi që të përgatitem me shkresat e lëndës për këtë seancë. Kërkoj nga gjykata të shtyhet kjo seancë për një ditë tjetër”, tha avokati Pacolli.

Një kërkesë e tillë nuk u kundërshtua as nga prokurori i çështjes Bashkim Zeqaj, mirëpo i njëjti kërkoi nga Oda e Avokatëve të Kosovës që të sqaronte për prezencën e avokatit Pacolli për të mbrojtur të akuzuarin Musliu sipas detyrës zyrtare.

Më pas, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Avni Syla aprovoi propozimin e avokatit Pacolli, me arsyetimin se i njëjti nuk ishte njoftuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës që ishte caktuar avokat sipas detyrës zyrtare, por nga i akuzuari Musliu dhe se shkresat e lëndës i kishte marrë me vonesë nga avokati paraprak.

Ndër të tjera, gjykatësi Syla tha se gjykata lidhur me pengesën e cila u paraqit sot në seancë do t’i drejtohet OAK-së me shkresë për të kërkuar arsye pse nuk ishte njoftuar me kohë avokati Pacolli pasi që një pengesë e tillë e vononte punën e gjykatës.

Në këtë seancë, ishin të pranishëm edhe dëshmitarët Hysen Merovci dhe Shaban Krasniqi, ndërsa mungoi dëshmitarja Nexhibe Behluli, për të cilën gjykata lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending