Aktuale
Edhe Malësia e Vogël pjesë e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës rrugore
Në fshatin Malësi e Vogël (Radostë) të Komunës së Rahovecit, kanë filluar punimet për ndërtimin e infrastrukturës rrugore.
Ndërtimi i rrugëve në këtë fshat është duke u bërë bazuar në listën për investime kapitale për vitin 2017, ku janë paraparë të ndërtohen tri rrugë një me asfalt dhe dy me kubëza, ka bërë të ditur zyra për informim e Komunës së Rahovecit.
Banorët e fshatit Malësi e Vogël, e kanë pritur mirë fillimin e investimeve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në fshatin e tyre duke thënë se nga buxheti Komunal, përveç ndërtimit të ambulancës së mjekësisë familjare, rregullimit të një rruge fushore dhe projekteve tjera, jemi të kënaqur që kanë nisur punimet për ndërtimin e tri rrugëve brenda fshatit.
Kurse Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike ka thënë se punimet në ndërtimin e tri rrugëve janë duke shkuar mirë dhe qëllimi i ndërtimit të rrugëve në këtë fshat është sigurisht lehtësimi i lëvizjes së banorëve të cilët kalojnë çdo ditë nëpër këto rrugë. Kurse për përfundimin e ndërtimit të rrugëve, Drejtori Behra është shprehur se do të varet edhe nga kushtet atmosferike.
-
Infrastrukturë1 day ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale2 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë1 day ago
Oligarku rus i sanksionuar më në fund shet aksionet në Strabag