Connect with us

Aktuale

Durmishi flet për rrezikun në komunikacion nga punishtet e rrugëve, thirrje kompanive të respektojnë sinjalistikat

Published

on

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i shoqëruar nga nënkoloneli Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me sigurinë në komunikacionin rrugor.

Zëvendësministri Durmishi, deklariu se në bashkëpunim me policinë e Kosovës kemi intensifikuar aktivitetet që të rrisim sigurinë rrugore në të gjitha vendet ku janë duke u zhvilluar punime në rrugë.

”Kemi gjetur një numër të madh të projekteve të cilat kanë mbetur të bllokuara dhe pa aktivitet e rrjedhimisht ato punishte kanë qenë rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion. Ne i kemi zhbllokuar shumicën e këtyre projekteve dhe tani pothuajse në të gjitha projektet zhvillohen punimet. Ne e kemi ngritur standardin edhe në aspektin e cilësisë së punimeve në rrugë duke angazhuar kompani laboratorike për ekzaminimin e mostrave të materialeve të përdorura dhe krahasimin me analizat e prezantuara më parë.”, tha Durmishi.

“Tani ne po e ngrisim edhe më shumë standardin edhe në fushën e sigurisë në punishte si për punëtorët që punojnë ashtu edhe për pjesëmarrësit në komunikacion. Kompanitë e kanë për obligim që të kujdesen për sigurimin e punishtes në mënyrë që punëtorët të jenë të sigurt në punën e tyre dhe komunikacioni të zhvillohet normalisht dhe pa pengesa.

I bëjë thirrje kompanive që të zbatojnë kushtet e kontratës në të kundërtën do të marrim masa. Tashmë veç kemi filluar të shqiptojmë gjoba për ata që nuk i respektojnë kushtet e kontratës dhe ligjet në fuqi.”, deklaroi Durmishi.

Ndërsa, nënkolonel Jeton Rexhepi, tha se nga ana e policisë janë inspektuar 50 vendpunishte vetëm në dy javët e fundit, ku 10 kompani janë gjobitur për mungesë të sinjalistikës që iu ofron sigurinë e duhur pjesëmarrësve në trafikun rrugor./ Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Interesim i pakët i qytetarëve në raport me komunat e tyre

Published

on

Mosinformimi i mjaftueshëm, interesimi i pakët i qytetarëve në raport me komunën, nepotizmi dhe mundësitë jo të barabarta për gratë janë vetëm disa nga sfidat që hasin qytetarët të evidentuara nga të  gjeturat e “Anketës Mbi Kënaqshmërinë e Qytetarëve” të organizatës DEMOS që mbështet të gjitha komunat e Kosovës për të sjellë ndryshime sistematike që nxisin qeverisjen e mirë dhe ofrimin më të mirë të shërbimeve që ndikojnë pozitivisht në jetën e përditshme të qytetarëve.

Një sistem i qëndrueshëm i vetëqeverisjes lokale mbetet i qëndrueshëm atëherë kur mbahet nga disa shtylla bazë që në epiqendër kanë parimin e transparencës dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në procese vendimmarrëse qeverisëse.

Për të arritur deri tek qëndrimi dhe perceptimi i qytetarëve të Kosovës lidhur me qeverisjen e tyre lokale, projekti DEMOS hulumtoi një sërë fushash që kishin të bënin me qasjen në informacione, pjesëmarrjen e qytetarëve, rolin e Kuvendit të Komunës, menaxhimin komunal, ofrimin e shërbimeve dhe kënaqshmërinë e përgjithshme me komunat.

Qytetarët shpesh drejtojnë pyetje në drejtim të komunave të tyre, dhe ata kanë plotësisht të drejtë të kërkojnë përgjigje dhe të marrin informacion nga të zgjedhurit e tyre. Pyetjet e tyre kanë karakter të ndryshëm të llojit si: “Çfarë po planifikon komuna për lagjen time? Sa buxhet ka ndarë? A është hapur ndonjë konkurs pune? A mund të jem përfitues i ndonjë subvencioni?” etj.

Ani pse sipas një ankete bërë nga  Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) del që 96.1% e familjeve në Kosovë kanë qasje në internet, sërish gjysma e të anketuarve pjesë e anketës së lartëpërmendur informohen për vendimet komunale me anë të komunikimit gojor.

Zhvillimi dinamik i teknologjisë ka krijuar nevojën që komunat t’i zëvendësojnë praktikat tradicionale me mjete më efektive si platformat e ndryshme të komunikimit masiv dhe rrjetet sociale. Por, pavarësisht kësaj mundësie, në përgjithësi, duket se qytetarët besojnë se për autoritetet komunale është më e favorshme që t’i mbajnë qytetarët në terr rreth vendimeve të tyre. Sipas pjesëmarrësve të fokus grupeve, kjo ndodh për shkak se i hap rrugë informalitetit, veçanërisht në proceset e rekrutimit. “Ndodh shpesh që vendimet komunale apo shpalljet për konkurse të mos publikohen në kohën e duhur dhe si rrjedhojë paraqitet nepotizmi dhe anshmëria.” – thotë një pjesëmarrës i fokus grupit. Kjo praktikë nuk u jep të gjithëve një qasje të barabartë në informacion, duke përjashtuar kështu mundësinë për t’u përgatitur për procesin e rekrutimit.

Gjithashtu, informaliteti në procesin e rekrutimit ka marrë forma të ndryshme.

Gjetja e një vendi pune në komunë shihet të jetë e lidhur ngushtë me përkatësinë politike.

Një pjesëmarrësi të diskutimeve në fokus grup, një vend pune në administratë tatimore iu kushtëzua me 5 mijë euro, kurse një tjetër u refuzua 7 herë edhe pse sipas tij ai ishte kanidadati më i përgatitur në fushën përkatëse që kishte aplikuar.

Qytetarët me një shumicë prej 64% besojnë se përkatësia politike është faktori më i rëndësishëm që merret parasysh gjatë rekrutimit të punëtorëve në komunë, e pasuar nga lidhjet familjare (54%).

Pjesëmarrësit e këtij studimi fajet nuk ia faturuan vetëm qeveritarëve por thanë se edhe qytetarët duhet të mbahen përgjegjës për përfshirjen e vazhdueshme të këtij fenomeni.

Shqetësuese del të jetë edhe mos stabilitieti i binomit komunë-qytetar, pasi 74% e të anketuarve nuk kanë pasur ndonjë ndërveprim me komunën e tyre gjatë 12 muajve të fundit dhe vetëm 16% e tyre deklarojnë se kanë marrë pjesë në takime publike.

Ndër projektet që qytetarët besojnë se komuna duhet të prioritizojnë mbeten gjërat bazike si uji i pijshëm, hapësirat e gjelbërta, infrastruktura, e planifikimi urban, ndonëse një shumicë prej 77% nuk ia kanë idenë se si ndahet buxheti i tyre komunal.

Sa i përket aspektit gjinor, stereotipet dhe paragjykimet mbi rolin e gruas duket se vazhdojnë të jenë të rrënjosura në shoqërinë kosovare.

Prania e grave në nivelet e larta të vendimmarrjes është një mjet që rrit cilësinë e kontributit të gjysmës së shoqërisë në hartimin e politikave të dobishme dhe gjithëpërfshirëse për komunitetin.

Por përkundër kësaj, në përgjithësi duket se gratë nuk shihen si kompetente për të kryer role udhëheqëse dhe vendimmarrëse, dhe edhe ato që tashmë janë në pozita udhëheqëse nuk marrin përsipër përgjegjësinë e plotë në marrjen e vendimeve të rëndësishme të pavarura nga ndikimi i burrave.

Detyrimi nga kuota për pjesëmarrësit duket të jetë arsyeja se pse komunat rekurtojnë gra më shumë, dhe jo ekspertiza e tyre. Të paktën kështu është thënë në një fokus grup të organizuar në shërbim të anketës. Një shumicë e thjeshtë prej 54% besojnë se komuna e tyre ofron deri diku mundësi të barabarta për pozita udhëheqëse për gratë ndërsa 24% e të anketuarve besojnë se grave u ofrohen shumë pak mundësi të barabarta.

Pavarësisht sfidave dhe problemeve të vazhdueshme që u theksuan, optimizmi tek qytetarët vazhdon të mbetet i lartë.

Rreth 73% e të anketuarëve u shprehën optimist se komuna e tyre është në rrugën e duhur për të qenë një vend më i mirë pas gjysmë dekade. Kurse 27% të qytetarëve u deklaruan si pesimist për drejtimin që ka marrë komuna e tyre. Pjesëmarrësit nga diskutimi i fokus grupeve serbe përkundrazi, besonin se situata vetëm do të përkeqësohej në të ardhmen.

Qytetarët e pakënaqur theksuan se me koordinimin dhe bashkëpunimin e duhur ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror të qeverisjes, udhëheqësve të tyre u jepet autoriteti për të krijuar mundësi punësimi, që sipas tyre është i vetmi hap për një mënyrë jetese dinjitoze.

“Anketa Mbi Kënaqshmërinë E Qytetarëve” është përgatitur nga UBO Consulting për projektin DEMOS i cili implementohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation. Gjetjet dhe konkluzionet e shprehura në këtë raport nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimin e donatorëve të projektit: Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadave të Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Hapet aplikimi për 4 trajnerë në Qendrat e Aftësimit Profesional për Ndërtimtari dhe Parukeri

Published

on

Nëse keni minimum dy vite përvojë pune në parukeri  apo ndërtimtari, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve shpallë katër pozita të lira për trajnerë në Qendrat e Aftësimit Profesional në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Pejë.

Mjafton që të keni diplomën e shkollës së mesme apo të universitetit dhe mund të aplikoni që të angazhoheni si trajner/e me kontratë të rregullt.

Aplikimi bëhet përmes platformës eprokurimi, në vegëzën në vijim: https://e-prokurimi.rks-gov.net/SPIN…/APPLICATION/IPN/Docu

mentManagement/DokumentPodaciFrm.aspx?id=2017319

Në vegëzën në vijim gjeni më shumë detaje se si bëhet aplikimi hap-pas-hapi https://youtu.be/065yLSWt_cQ.

Për ndihmë gjatë aplikimit mund të kontaktoni në: +383 038 200 82 000, +383 45 403 443 apo [email protected]

Continue Reading

Aktuale

Bashkohuni për të ilustruar artikujt në Wikipedia me foto cilësore

Published

on

Ju ndodh shpesh të shfletoni artikuj në Wikipedia pa ilustrime me imazhe?

Të shtunën, më 27 gusht, Grupi i Përdoruesve Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe organizon redaktimin e  “Wikipedia Pages Wanting Photos” online dhe offline, ku do të ilustrohen me foto artikuj të ndryshëm në Wikipedia.

Edhe pse ndër vite, kontribues e vullnetarë të Wikimedia-s kanë ngarkuar me mijëra imazhe në Wikimedia Commons përmes programeve e garave ndërkombëtare, si:

Wiki Loves Monuments, Wiki Loves Earth, etj., vetëm një pjesë e vogël janë përdorur për të ilustruar me imazhe artikujt në Wikipedia.

Takohemi të shtunën më 27 gusht, ora 10:00: Kosovë: Prishtina Hackerspace Shqipëri: Coolab./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending