Druri dhe pëlhura e bardhë për dizajnimin e një ekspozite

0

Firma arkitekturore  Mjölk architekti ka bërë një dizajn unik brenda hapësirave të një ekspozitë. Objekti është ndarë nga panele druri të veshura me pëlhurë të bardhë.

Instalimi i përbërë nga panele i ndan hapësirat ekspozuese. Përveç objekteve ekspozuese ka edhe instalime plotësuese të cilat mund të përdoren si mobilje. Ato janë të krijuara nga druri me ngjyrë të hapur dhe përshtaten shumë mirë me ndriçimin e hapur të hapësirës.