Featured
Drenasi pritet të bëhet me Parkun e dytë të Biznesit, ende pa u kompletuar i pari
Ende pa u mbushur me biznese Parku i Biznesit në Drenas, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po planifikojnë të ndërtojnë edhe një park tjetër.
Parku i Biznesit 2 po planifikohet të ndërtohet përballë parkut ekzistues në një hapësirë mbi 60 hektarë, raporton KTV.
Të gjitha investimet në këtë park parashihen të kryhen përmes një kredie të butë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë thonë të kenë mësuar nga gabimet që janë bërë në parkun aktual dhe të cilat do të tentojnë të mos i përsërisin në parkun e ri.
Mirëpo, pranojnë se nuk do të mund të ndalojnë hyrjen me investime edhe të kompanive që nuk janë prodhuese.
Por, një mendim tjetër kanë përfaqësuesit e bizneseve. Ata nuk besojnë se institucionet e vendit janë të përgatitura për t’i menaxhuar këto parqe, andaj kërkojnë që të njëjtat të jepen me partneritet publiko-privat.
-
Infrastrukturë2 days ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim3 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale3 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Aktuale3 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë23 hours ago
Tenderi mbi 2.5 milionësh i “Prishtina Parking” ngjallë dyshime