Connect with us

Art

Dokumentari “Çfarë e vrau arkitektin-REXHEP”, do të shfaqet premierë në DokuFest

Published

on

Dokumentari “REXHEP – Çka e vrau arkitektin” do të shfaqet në Dokufest, Festivalin Ndërkombëtar të Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër në këto data:

7 gusht, ora 20:00 në Kino Lumbardhi (Bahçe)

12 gusht, ora 16:00 në Kino Lumbardhi.

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se filmi “Rexhep – Çka e vrau arkitektin” do të shfaqet në edicionin e sivjetëm të Dokufest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, si pjesë e programit “Balkan Dox”.
Filmi flet për jetën dhe punën e arkitektit e urbanistit Rexhep Luci dhe tregimin për Prishtinën, qytetin që e deshi dhe qytetin ku u vra./Media Ndërtimi.

 

Art

Kolektivi ‘PikëPresje’ me ndërhyrje artistike në Manifesta

Published

on

PykëPresje është një kolektiv që punon kryesisht me materiale të shtypit.

Ata drejtojnë një hapësirë të pavarur kulturore dhe një librari në Prizren.

Të fokusuar në arkiva ndërkombëtare dhe revolucionale, ata vënë theksin në rrëfime vendore të lëvizjeve të njerëzve, emancipimit gjinor dhe vetëdijësimit klasor që përballet me narrativat komb-shtet.

Ndërhyrja artistike e PykëPresje gjenden në Kino ARMATA dhe punimi i tyre zhvillohet mes albumit “Albanian Summer: An Entertainment” të Dave Smith dhe kushtet e kontekstin e zhvillimit të këtij albumi.

From Scratch: Albanian Summer Picaresque, 2022, © PykëPresje. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Art

Debati “Ndikimi i muraleve në krijimin e identitetit të qytetit të Ferizajt”, mbahet më 24 gusht

Published

on

Mural Fest Kosova fton qytetarët e Ferizajt të marrin pjesë në Diskutimin Publik me temën Arti publik: Ndikimi i muraleve dhe formave tjera të artit publik në krijimin e identitetit kulturor të qytetit të Ferizajt.

Në këtë diskutim i cili do të mbahet të mërkurën më 24 gusht, do të jenë në panel përfaqësues nga Komuna e Ferizajt, si dhe njohës të artit publik dhe planifikimit urban.

Këtij aktiviteti i paraprin anketa që është duke u zhvilluar online dhe të gjeturat nga kjo anketë të prezantohen paraprakisht dhe do të diskutohen më gjerë me qytetarë dhe përfaqësues nga komuniteti artistik e organizata jo-qeveritare lokale.

Ekipi ynë është i interesuar të dijë mendimet e qytetarëve rreth punës që është bërë deri më tani sa i përket artit publik në qytet, por jemi të hapur edhe për sygjerimet që pjesëmarrësit mund të kenë, në mënyrë që të krijojmë një planprogram sa më gjithëpërfshirës për vitet e ardhshme./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Art

Ish Fabrika e Tullave në Prishtinë po transformohet nga Kolektivi i Berlinit në Manifesta 14

Published

on

Këtë të shtunë e të diel do të zhvillohet një guidë e veçantë në Fabrikën e Tullave, hapësirë e Manifesta 14 Prishtina.

Kolektivi nga Berlini @raumlaborberlin po transformon këtë hapësirë post-insdustiale në një vend për bashkëpunim dhe për mësim eko-urban.

Vizitorët do të udhëzohen prej një instruktori nëpër pjesët e mbyllura e të braktisura të kësaj fabrike mes ndjesive dhe lëvizjeve të përditshme. Kjo guidë ofrohet në gjuhën angleze dhe shqipe – gjuha në të cilën do të zhvillohet guida përshtatet sipas grupit.

Për më shumë informata dhe për detajet e regjistrimit i gjeni në vegzën në vijim: https://manifesta14.org/…/common-grounding-a-special…/

Photos © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla

Continue Reading

Trending